Lokale
“Vatra” ia kujton Çekut: Edhe ne ishim çlirimtarë
Shoqata “Vatra”, që merret me hallet e shqiptarëve të zhvendosur nga Lugina e Preshevës, dhe të ish-pjesëtarëve të UÇPBM-së, i është drejtuar sot me një letër Agim Çekut, kryetar i Komisionit për Veteranët e Luftës.
Në letër pas rikujtohet se lufta e UÇPMB-së për çlirimin e trojeve etnike shqiptare, si Bujanoci, Medvegja e Presheva, ndonëse përfundoi para 11 vjetësh, ato padrejtësisht mbetën të pushtuar nga Serbi, thuhet se misioni luftarako-çlirimtar i UÇPMB-së ishte një vazhdimësi e misionit të çlirimit të atdheut, të cilin e nisën liridashësit tanë para shumë vitesh, e që u konkretizua me luftën çlirimtare të UÇK-së. Të gjithë e dimë se edhe gjatë viteve të shtatëdhjeta të gjitha organizatat që kanë vepruar në ilegalitet, e deri te formimi i njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur kemi bërë betimin, e kemi bërë për çlirimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare. Atëherë shtrohet pyetja: pse sot të kemi këso ndarje në njohjen apo mosnjohjen e librezave të asaj apo kësaj ushtri, kur dihet se që të gjitha ishin çlirimtarë.
Pas çlirimit të Kosovës një pjesë e madhe e ushtarëve dhe pjesëtarëve të luftës së UÇK –së vazhduan misionin e tyre për çlirimin e atdheut, pra në Kosovën Lindore për çlirimin e këtyre tri komunave shqiptare. Disa nga ta ranë dëshmorë, të lindur dhe të rritur në Kosovë, por tani nuk u njihet e drejta të jenë Dëshmorë të Kombit me të vetmin ,,faj” se kanë rënë në luftën e UÇPMB-së.
Lufta përfundoi me insistimin ndërkombëtar dhe pjesa dërmuese e luftëtarëve të UÇPMB-së u detyruan të largohen për në Kosovë, pasi që regjimi serb i pengoi në realizimin e një jete normale dhe të sigurt, e herë-herë u bë edhe arrestimi e torturimi i tyre, siç është rasti i Shemsi Nuhiut, të Grupit të Gjilanit apo së fundi grupi i Bujanocit. Kjo dëshmon se regjimi serb këta çlirimtarë i ka në shënjestër të përhershëm, dhe për ta në Kosovën Lindore nuk ka siguri, madje u është bërë e pamundur jeta normale.
Duke pasur parasysh të gjitha këto, ne kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të Kosovës, e sidomos nga Komisioni për përpunimin e Ligjit të veteranëve të luftës, të merren parasysh kërkesat e të përfshihen në ligj edhe këto kategori, që ishin pjesë e UÇPMB-së, siç janë ish-pjesëtarët e luftës së UÇPMB-së, të njihet statusi i dëshmorëve, i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të kësaj lufte, pasi që këto kategori kanë mbetur jetimë dhe nuk përkujdeset askush për to.
“Vatra” shfaq bindjen se duke i barazuar me ligj të gjitha kategoritë e luftërave për çlirim kombëtar, drejtësia do të bie në vend. “Fundja dëshmorët nuk i pranojnë kufijtë artificialë që i kanë vendosur të huajt!” – përfundon letra drejtuar Agim Çekut. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/vatra-logo-7.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!