Lokale
Medvegjë:Mos harro! (më shumë se fjalë)
“Mos harro...! (Më shumë se fjalë)” quhet libri i ri i autorit Ismail Muharremi kushtuar komunës së Medvegjës.
Titullin “Mos harro!” kam zgjedhur për arsye se nga komuna e Medvegjës shumica e banorëve shqiptarë dhe të tjerë janë shpërngulur për arsye të ndryshme dhe janë vendosur në mbarë botën, më së shumti në Evropë. Kam pasur për qëllim që gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme t’u mbetet diçka me shkrim, të mos harrojnë vendlindjen plotësisht, por brezat e rinj të dinë se ku i kanë pasur të parët e tyre”, deklaroi Ismail Muharremi me rastin e botimit të librit.
Sipas autorit kujtesa nuk është gjithmonë e sigurt, me të gjallët çdo gjë pushon, ndërsa ajo që shkruhet ka mundësi të mbijetojë. Më tej autori ka shtuar se komuna e Medvegjës ka një traditë të gjatë kulturore, arsimore, zakone, veshje, tradita të mëdha që kohë pas kohe po mbesin në harresë dhe se ky ka qenë qëllimi i librit ku janë përfshirë shumë fusha por edhe personalitete të rëndësishme që kanë qenë të pashkolluar, por me një edukatë familjare, me një edukatë të përgjithshme, me një urtësi të jashtëzakonshme që kanë kontribuar që shqiptarët këtu të mbijetojnë me shekuj.
Ajo që lexuesit patjetër do t’i bie në sy është mesazhi shumë karakteristik në fillim të librit që shpjegon qëllimin e tij: “O ju bashkëvendës, ju që latë vendlindjen, që kryet shkolla të ndryshme, arritët pozita të larta në shoqëri, fituat tituj e thirrje profesionale e shkencore në arsim, shkencë, ekonomi, mos harroni se ju kanë ngritur dhe ushqyer me mund e djersë të parët tuaj, fshatarët tuaj. Nëse këtë e harroni, do të humbni atësinë e kujtesës, bukurinë, gëzimin e jetës, do ta humbni vendlindjen, historinë e popullit tuaj, do të humbni gjithçka...”.
Për shkrimin e këtij libri autori thotë se ka përdorur më shumë se 400 burime të informacioneve të ndryshme, përfshirë gojëdhëna, statistika zyrtare etj.
Autori ka botuar edhe librin “Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj” që mund të gjendet edhe në bibliotekat e qytetit të Leskocit dhe të Medvegjës.
Botimin e librit të ri “Mos harro!” kanë ndihmuar Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc dhe Këshilli Komunal i Medvegjës, ndërsa sipas autorit disa ekzemplarë do të dërgohen edhe në Bujanoc që edhe atje të ketë informacione për komunën e Medvegjës./Fidan Kosumi/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/ismail-muharemmi-libir.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!