Lokale
SHBA falënderon Arifin për ngushëllimet e shprehura
Përmes një letre të dërgua nga Ambasada e SHBA-së në Beograd, është falënderuar kryetari Arifi për shqetësimin e shprehur gjatë dhe pas uraganit Sandy, që goditi bregun lindor.
“Ju faleminderit për ngushëllimet tuaja pas shkatërrimit të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga stuhia “Sandy”, kështu nisë letra e ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Michael D. Kirby.
Vlerësohet maturi e kryetarit Arifi që kishte menduar për popullin amerikan gjatë kohës që kishte nevojë për mbështetje.
“Populli i shteteve të Bashkuara ishte unik për të ndihmuar bashkëqytetarët e tyre gjatë kohëve të vështira. Autoritetet Federale dhe Shtetërore i bashkuan forcat për të ndihmuar viktimat e stuhisë dha masat ndihmëse janë rrugës gjithashtu”, thuhet më tej në përgjigjen e Ambasadorit Kirby.
SHBA-të vlerësojnë dhe posaçërisht falënderojnë shqetësimet e jo-amerikanëve në kohërat si këto.
“Edhe një herë ju falënderojmë për shqetësimet e juaja. Ne i vlerësojmë mendimet dhe lutjet tuaja”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Ambasadori i SHBA-së në Beograd Michael D. Kirby.
Paraprakisht, kryetari i komunës së Bujanocit i kishte dërguar një letër Ambasadës së SHBA-së në Beograd ku në emër të tij dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Bujanocit shprehte ngushëllimet për viktimat nga uragani “Sandy”./Titulli.com/
[caption id="attachment_41091" align="aligncenter" width="569"] Letra e Ambasadorit Michael Kirby dërguar Arifit[/caption]
[caption id="attachment_41092" align="aligncenter" width="568"] Letra e kryetarit Arifi dërguar Ambasadorit Michael Kirby[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/letra-Ambasadorit-Arifit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!