Lokale
"Vatra" fton në protestë
Shoqata e të shpërngulurve nga Kosova Lindore “Vatra”, fton qytetarët për pjesëmarrje në protestën e 19 marsit në Prishtinë që organizohet nga “Lëvizja për Bashkim”.
“Ne shoqata “Vatra’’ përkrahim protestën që është organizuar nga “Lëvizja për Bashkim” më 19.3.2013 orën 14-00h, ku i bëjmë thirrje studentëve, nxënësve dhe popullatës së gjerë e në veçanti atyre që kanë prejardhje nga Kosova Lindore e që jetojnë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Gjilan, të marrin pjesë në protestën që do të mbahet, thuhet në ftesën e "Vatrës".
Kjo shoqatë thotë se qëllim i protestës është të shprehemi kundër ndarjes së padrejtë të Mitrovicës dhe të shprehim përkrahje për vëllezërit tanë në Kosovën Lindore./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/vatra-logo-7.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!