Lokale
PVD opozitë e fortë, por pa pasoja për kuvendin
[caption id="attachment_50876" align="alignleft" width="300"] Foto ilustruese, Kuvendi i Preshevës[/caption]
Në Kuvendin Komunal (KK) të Preshevë sot është debatuar për më se pesë orë. Seanca do t’i vazhdojë punimet edhe nesër
Këshilltarët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Preshevës sot kanë debatuar gjatë për rendin e ditës në KK të Preshevës, e sidomos për planin investiv për këtë vit, propozim ky i udhëheqësisë së tanishme komunale.
Sipas RTP, debati i nxehtë u zhvillua për pesë orë, ndërsa grupi i këshilltarëve të PVD-së doli edhe me tetë amendamente për këtë pikë, mirëpo asnjëra nuk mori dritën e gjelbër.
Pas debateve të shumta u votua propozimi i planit investiv për vitin 2013 për Komunën e Preshevës, por pa prezencën e opozitës të cilët të pakënaqur lëshuan seancën.
Vazhdimi i kësaj mbledhje është paraparë për ditën e nesërme, ku pritet të shqyrtohen dhe miratohen raportet e punës dhe ato financiare për vitin e kaluar të ndërmarrjeve publike si dhe programet e punës dhe ato financiare për këtë vit.
Në këtë seancë të dytë gjithsejtë janë paraparë 14 pika të rendit të ditës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/presheva.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!