Lokale
Arifi: Situata konfliktuoze dikujt i shkon për shtati
I pari i Komunës së Bujanocit duke folur për situatën politike dhe të sigurisë në këtë komunë ka thënë se situata e krijuar dikujt i shkon për shtati.
Arifi këtë e tha gjatë një interviste për revistën “Jehona”, duke shtuar se situata nuk është e kënaqshme, mirëpo as afër eskalimit.
“Duket se dikujt situata konfliktuoze i shkon për shtati. Për të mos ardhur në një situatë të tillë, në çdo takim të subjekteve politike shqiptare, të cilat janë mbajtur si në Bujanoc po ashtu edhe në Preshevë, jam munduar për ta gjetur një zgjidhje të kënaqshme për tërë popullatën shqiptare të Luginës”, është shprehur kryetari Arifi.
Ai ka thënë se protestat e organizuara në Preshevë dhe Bujanoc janë shprehje e vullnetit të qytetarëve për pakënaqësinë e tyre rreth situatës së krijuar me rastin e heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë dhe ngritjen e lapidarit të forcave të xhandarmërisë mbi fshatin Lluçan që është i banuar me shqiptarë.
Arifi është shprehur optimist përkundër përshtypjes së krijuar për një situatë të pa shpresë.
“Unë jam optimist se do të gjendet një zgjidhje në mënyrë civilizuese dhe demokratike me një dialog të mirëfilltë të ndihmuar dhe ndërmjetësuar nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë ndër të tjera kryetari i Komunës së Bujanocit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!