Lokale
Turija do të bëhet me kanalizim, ndriçim, e varreza të rregulluara (foto)
Fshati Turi në afërsi të qytetit të Bujanocit do të bëhet me rrjetin primarë të kanalizimit
Punimet për shtrirjen e rrjetit kanë filluar me ndihmën e Drejtoratit për Ndërtim dhe janë duke ecur sipas planit të paraparë.
Ky projekt vital për këtë vendbanim po realizohet së bashku me banorët e Turisë të cilët marrin pjesë në projekt.
“Rrjeti i kanalizimit në Turi është duke u bërë me sistemin e njëjtë sikur në Tërnoc, ku banorët po marrin pjesë me 30 për qind të mjeteve (rreth 2.5 milionë dinarë), ndërsa komuna e Bujanocit për këtë projekt nga buxheti i vet ka ndarë 70 për qind të shumës së përgjithshme (6 milionë dinarë)”, deklaroi për Titullin, Agim Haliti drejtor i Drejtorati për Ndërtim.
Sipas Haliti, ndërmarrja që drejton ai ka marrë për obligim sigurimin e gypave të kanalizimi dhe tërë infrastrukturën përcjellëse, deri në kapakët e pusetave.
“Ne kemi për obligim ti sigurojmë infrastrukturën e nevojshme për shtrirjen e rrjetit primarë të kanalizimit, ndërsa vetë banorët kanë siguruar ekskavatorin dhe kanë grumbulluar të holla për këtë projekt i cili nesër do të hapet zyrtarisht”, theksoi ndër të tjera Haliti.
Ky projekt shumë i rëndësishëm për shëndetin e turijasve pritet të përfundojë brenda tre javëve, nëse lejojnë kushtet atmosferike.
Në Turi janë duke u zhvilluar edhe punime tjera. Me iniciativë të bashkatdhetarëve është duke u bërë rregullimi i varrezave të fshatit, ndërsa siç ka mësuar Titulli do të vazhdohet edhe me rregullimin e ndriçimit publikë.
Në komunë të Bujanocit janë hapur disa “fornte “ të punës. Përveç projektit të kanalizimit në Turi, Drejtorati për Ndërtim ka pastruar edhe kanalin “Slatina” që kalon përmes fshatit Levosovë, ndërsa javën e ardhshme makineria e kësaj ndërmarrje do të vazhdojë punimet edhe në Osllarë për të pastruar të njëjtin kanal i cili me vite nuk është mirëmbajtur./Titulli.com/
[caption id="attachment_39571" align="aligncenter" width="576"] Hapja e kanalit për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në hyrje të fshatit[/caption]
[caption id="attachment_39572" align="aligncenter" width="576"] Hapja e kanalit për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në hyrje të fshatit[/caption]
[caption id="attachment_39573" align="aligncenter" width="576"] Disa prej gypave që do të përdoren për rrjetin e kanalizimit[/caption]
[caption id="attachment_39575" align="aligncenter" width="576"] Punimet në varrezat e fshatit Turi[/caption]
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/turi-kanalizimi1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!