Lokale
Serbët e Kosovës në dy delegacione, shqiptarët e Luginës vetëm si shikues
Serbët e Kosovës do të jenë pjesë e dy delegacioneve përballëse në procesin e dialogut politik të nisur muajin e shkuar në Bruksel. Ata të veriut do të jenë në ekipet e Serbisë, kurse serbët e pjesëve të tjera do të jenë në përbërje të ekipeve të Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga të dyja anët e serbëve, të ndarë në qëndrime politike pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të 2008-s.
Nenad Rasic dhe Oliver Ivanovic kanë treguar se këta serbë do të jenë të ndarë - ata të veriut do të shkojnë në ekipet e Beogradit zyrtar, kurse serbët e jugut në ekipet e Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Ndryshe nga të tjerët, serbët e veriut vazhdojnë të mos e njohin autoritetin kushtetues të shtetit të ri dhe mbajnë lidhje të forta me Serbinë.
Nga ana tjetër përfaqësuesit Luginës nuk deri në këtë moment nuk janë përfshirë në delegacionin e Prishtinës për bisedime me Beogradin.
Siç raporton Titulli, përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës disa herë kanë kërkuar nga Prishtina që edhe ata të jenë pjesë e bisedimeve, mirëpo kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.
Deri sa serbët gjenden në dy delegacione, shqiptarët e Luginës do të shikojnë nga larg se çfarë do të vendoset, ndoshta edhe për fatin e tyre./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/serbia-kosova.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!