U mbajt seminari me mësimdhënësit e Lugines
Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Këshilli Kombëtar Shqiptar, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese "Albas" nga Tirana dhe qendra e saj në Preshevë, organizoi seminarin e I-rë për tekstet e gjuhës shqipe.
Mësuesit e Luginës sot moren pjese ne seminarin e KKSH-se te organizuar ne Presheve me shtepin botuese "Albas" nga Tirana me qellim te permiresimit te cilesise se mesimdhenies ne shkollat e Lugines.
Seminari filloi ne ora 9:00, ku të pranishëm ishin mbi njëqind mësues nga mbarë Lugina, gjithashtu hapjen e seminarit e bëri nënkryetari i Këshillit Kombëtar, Mentor Nuhiu, ku përshendeti të gjithë të pranishmit, një fjalim përshëndetës e mbajti drejtori i përgjithshëm i Sh.B. "Albas", Latif Ajrullai, ku u shpreh mjaft i kënaqur dhe falënderues me pritjen që ia kishin rezervuar organizatorët e seminarit.
Tema e seminarit te 1-rë ne gjuhën shqipe ishte "Letërsia dhe Gjuha shqipe në tekstet shkollore, gjegjësisht interpretimi i përmbajtjeve mësimore ne tekstet e gjuhës shqipe".
Kjo temë u ligjerua nga autorët e teksteve: Rita Petro, Natasha Pepivani, Adelina Çerpja, Idriz Metani, ku shpjeguan më gjërësisht përdorimin e teksteve të ardhura nga Shqipëria, dhe pranuan sugjerime nga mësuesit e Luginës. Seminari ishte mjaft efektiv, duke diskutuar për tekstet dhe shpalosur programin se si duhet kuptuar synimet e teksteve, gjithashtu nga autorët u rekomanduan disa metoda te ndryshme që duhen zbatuar mësimdhënësit për një mësimdhënie sa më cilësore dhe efektive.
Qëllimi i Seminarit është rritja e cilësisë dhe efektivitetit të mësimdhënies të planit dhe programit të mësimit shqip në shkollat e Luginës
Ndërsa krejt në fund të seminarit u diskutua në mes autorëve dhe mësimdhënësve rreth teksteve. strukturës se tekstit, e që nuk munguan vërejtjet nga mësimdhënësit dhe sugjerime për atuorët, se cka duhet ndryshuar ne tekste, ku edhe ne kete rast mrëkuptimi nga autorët ishte në nivelin më të lartë./Shërbimi për informim i KKSH-se/Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/IMG_0229.jpg): failed to open stream: No such file or directory