Tetova mbështet Luginën (Foto)
Lokale

Tetova mbështet Luginën (Foto)

19.Nov.2015 10:17
0
Pas vizitës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Luginë të Preshevës, i cili u prit me parullat "Dua Abetaren time "“ Duam librin shqip", nuk kanë munguar as reagime të tjera nëpër qytetet tjera shqiptare.

Nëpër qytetin e Tetovës, në të cilin studiojnë studentë nga të gjitha trojet shqiptare janë vërejtur posterë ku numërohen të gjitha panairet e librit shqip, ndërkaq në Preshevë, janë paraqitur figurativisht librat e burgosur. Në fund të tij shkruhet shkruhet “Liri për librin shqip!”.

Po ashtu një grup nxënësish nga shkollat e Mesme sot gjatë vizitës që i kanë bërë panairit janë paraqitur me pankarta në duar në mbështetje të lirisë së Librit në Luginë të Preshevës. /2L ONLINE/










Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë, vazhdon aktivitetin e humanitar edhe ndaj refugjatëve (foto)
Në Serbi mbahen të bllokuara 24 tonë tekste nga Kosova të dedikuar për Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration