Në Serbi mbahen të bllokuara 24 tonë tekste nga Kosova të dedikuar për Luginën
Lokale

Në Serbi mbahen të bllokuara 24 tonë tekste nga Kosova të dedikuar për Luginën

19.Nov.2015 14:11
0
Mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës dhe bllokimi i një donacioni me libra të ardhur nga Kosova po vazhdon të mbetët temë e nxehtë mes autoriteteve qendrore dhe atyre lokale.

Kryeministri i Serbisë gjatë hapjes së fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanoc lidhur me bllokimin e librave në terminalin e Preshevës tha se inspeksioni i autorizuar po punon në këtë drejtim.

“Në Serbi nuk mundë të shfrytëzohen librat ku thuhet se  Adem Jashari është hero i popullit. Për përdorimin  e librave në gjuhën shqipe do të vendosë inspeksioni arsimorë”, deklaroi Vuçiq gjatë qëndrimit në Bujanoc, transmeton Titulli.com.

Siç ka mësuar gazeta e Beogradit Danas,  thuhet se është vazhduar afati i mbajtjes në terminal të librave donacion nga Ministria e Arsimit të Kosovës, transmeton Titulli.om.

Gjithashtu i njëjti burim flet se nuk mundë të konfirmohet për përfundimin  e procedurave të doganimit dhe debllokimit të mbi 100 mijë teksteve mësimorë me një peshë prej 24 tonë. /Titulli.com/

Tetova mbështet Luginën (Foto)
Vuçiq i gatshëm për bisedime me shqiptarët e Luginës (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration