Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë, vazhdon aktivitetin e humanitar edhe ndaj refugjatëve (foto)
Lokale

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë, vazhdon aktivitetin e humanitar edhe ndaj refugjatëve (foto)

18.Nov.2015 12:06
0
Në fshatin Miratoc të komunës së Preshevës po shënohet rritje të hyrjes së refugjatëve, të cilët mandej po transferohen me autobusë të shumtë drejt qendrës së pritjes së refugjatëve në Stacionin hekurudhor të Preshevës.

Qendra e Solidaritetit dhe e Avancimit një organizatë nga Presheva po ofron ndihmë refugjatëve, Xhelal Hasanin, shef i zyrës së kësaj organizate  gjatë një bisede për Titulli.com ka folur për projektin që po i realizojnë . 

“Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) që nga muaji qershor ka inicuar projektin “Solidariteti nuk njeh kufij” për të mbështetur refugjatët nga shtetet e Lindjes, të cilët kalojnë nëpër territorin e komunës së Preshevës. Qëllimi i projektit është solidarizimi me këta njerëz, të cilët për shkaqet tashmë të njohura, u është imponuar braktisja e shtëpive për të gjetur strehim në vendet më të sigurta”, theksoi Hasani.

Ai është shprehur se nga fillimi i ardhjes së refugjatëve ka shpërndarë 65.000 porcione ushqimore dhe sasi të konsiderueshme të gjësendeve të veshmbathjes, për të gjitha moshat dhe të dy gjinitë, pantollona, fanella, xhaketa, ndërresa, çorape, këpucë, batanije, pelerina etj., si dhe materiale higjenike, si pampersa, palloma të lagura, pasta e furça dhëmbësh, sapunë, deodorantë, dezinfektues etj. 

Lidhur me punën e aktivistëve në terren, Xhelal hasani thotë se kanë angazhuar një të veçantë në terren në përbërje të pesë personave, të cilët angazhohen gjatë gjithë ditës në qendrën për distribuim në fshatin Miratoc. 

“Për shkak të aktivitetit të konsiderueshëm në terren, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit, është duke shërbyer si adresë për shumë organizata si në vend dhe, poashtu edhe në vende të ndryshme të Evropës, si Zvicra, Gjermania, Britania e Madhe, Hungaria, Polonia, Çekia e vende tjera, që përveç ndihmave që na i ofrojnë, poashtu na ofrojnë dhe resurse njerëzore, të cilët janë duke bërë një punë të shkëlqyer në terren, duke e mbajtur qendrën tonë të distribuimit në fshatin Miratoc 24 orë të hapur, duke dhënë një shembull të nivelit të lartë të angazhimit dhe solidaritetit ndaj refugjatëve”, deklaroi Hasani.

Ai  duke folur për mbështetësit dhe donatorët ai ka falënderuar të gjithë dhe shpreson se QSA po i përgjigjet në një masë të konsiderueshme ndaj kërkesave të refugjatëve dhe lehtësimit të situatës humanitare./Titulli.com/

 

Për më shumë foto kliko: http://titulli.com/index.php?m=panel&pm=nalbum&alb=3

 

Kryeministri dhe diplomat të huaj hapin Fakultetin në Bujanoc (Foto & Video)
Tetova mbështet Luginën (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration