Lokale
Tërrnava me rrugë të asfaltuara
Në Bashkësinë Lokale (BL) të Tërrnavës në komunën e Preshevës janë asfaltuar 750 metra rrugë.
Projekti që filloi vitin e kaluar për përgatitjen e rrugës për asfaltim sot po merr formën përfundimtare.
Lagja e Poshtme e BL të Tërrnavës është bërë me rrugë të asfaltuar. Asfaltimin e rrugës e përcollën nga afër edhe udhëheqësia e pushtetit lokal e komunës së Preshevës.
Edhe pse ishte e paraparë në fillim që 750 metrat e asfaltuar të jenë me gjerësi prej 4 metra, ato janë shtuar në gjerësi, tash rruga është 5 metra e gjerë, raporton RTP.
Kryetari Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa gjatë inspektimit të punimeve ka thënë se në komunën e Preshevës do të ndërtohen edhe shumë rrugë, aty ku paraqitet nevoja.
Mustafa paralajmëroi se pushteti lokal do të vazhdojë të realizojë edhe projekte tjera që janë në planin investiv për vitin 2013, duke përmbushur kështu obligimet para qytetarëve./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/asfaltimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!