Lokale
Shoqatat humanitare në Zvicër, përshëndesin miratimin e Rezolutës për Luginën
Dy shoqatat humanitare të Luginës së Preshevës, që veprojnë në Zvicër, ajo e Medvegjës dhe Lugina e Preshevës, menjëherë, pasi Kuvendi i Kosovës e miratoi me 74 vota Rezolutën për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e përshëndesin dhe shpresojnë, se kjo rezolutë historike për këto treva, do të miratohet në tërësi dhe në të ardhmen, do të ketë edhe nisma të tjera, ato që i meriton ajo trevë shqiptare.
Këto dy shoqata, presin, që edhe pse është hequr pjesa, që ishte kërkuar në seancën e fundit, që pjesë e rezolutës të jetë edhe ndryshimet kushtetuese, kërkesë kjo e kryeministrit Hashim Thaçit.
Kryeministri i Kosovës, kishte propozuar, që mos të hidhet në votim rezoluta, por të bëhen ndryshimet kushtetuese për shqiptarët në Luginë, me këtë nuk ishin pajtuar opozita që kjo të futet në rezolutë. Në ate debat, siç dihet me ftesë të deputetit Lutfi Haziri, ishte shoqata humanitare "Medvegja", e cila përfaqësoi medvegjasit mërgimtarë.
Kryetarët e kësaj shoqate, si Zenel Neziri nga Medvegja dhe Fazli Musliu nga Shoqata e Luginës së Preshevës, shpresojnë, se kjo rezolutë, do ja bëje edhe njëherë me dije faktorit ndërkombëtarë, që të ngrejë zërin për ato treva shqiptare, që në mes të Europës Juglindore, Serbia, po i shkel të drejtat elementare të shqiptarëve autoktonë, ndërsa deputetin e LDK-së Lutfi Haziri, e përshëndesin, që e mori këtë nismë shumë të rëndësishme të atyre trevave, që fatkeqësisht, kanë mbetur në një situatë që tashmë dihet nga të gjithë.
Krerët e këtyre dy shoqatave, presin, gjithashtu, nga qeveria e ardhshme shqiptare, e që tashmë, dihet, se është fushatë zgjedhore atje, por pas zgjedhjeve, të ndërrmarin diçka, që edhe në Parlamentin e Shqipërisë, të bëhet me ligj, që të kërkohen të drejtat e shqiptarëve në këto treva./ Dashnim Hebibi/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/Zvicer-pervjetori-i-ucmpmbs-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!