Lokale
KKSH kërkon rritjen e kuotave për studentët e Luginës
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) përmes një shkrese ka njoftuar Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës lidhur me preferencat e maturantëve nga Lugina e Preshevës, për në Universitetet e Tiranës dhe të Kosovës.
Drejtuesit e Gjimnazit “Skënderbeu“, në Preshevë dhe ata të shkollës së mesme “Sezai Surroi“ në Bujanoc , kanë realizuar anketën me maturantët e këtyre shkollave dhe rezultatet e anketës Këshilli Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc ka vendosur t'i adresoj në Ministritë përkatëse.
“Duke pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar si me Ministrinë e Arsimit të Tiranës ashtu edhe me atë të Kosovës besojmë fuqishëm se përcaktimi i kuotave do ti përgjigjet numrit të maturantëve për në fakultetet përkatëse”, thuhet në njoftimin e KKSH-së./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/studentet-tirane3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!