Lokale
Numërohen votat, këta janë anëtarët e zgjedhur
(i plotësuar - 22:55)
Komisioni në qendrën e votimit në fshatin Tërnoc në orën 22:30 kanë përfunduar numërimin e votave të qytetarëve të cilët morën pjesë në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Bashkësive Lokale (BL) të këtij fshati.
Siç i tha Titullit kryetari i komisionit Jeton Lutfiu, numërimi i votave ka rrjedhur pa asnjë problem dhe nga 46 kandidatë për anëtarë të BL-së janë zgjedhur 19.
Anëtarët e sapo zgjedhur të këtij organi në vendbanimin më të madh shqiptar në Komunë të Bujanocit, janë si më posht :
- Arbër Pajaziti
- Agim Haliti
- Hajredin Destani
- Agim Ajdini
- Ragmi Ramizi
- Veli Idrizi
- Zijad Aliu
- Burim Latifi
- Imran Aqifi
- Fatmir Ramadani
- Sebah Sulejmani
- Muharrem Rexhepi
- Isuf Ibrahimi
- Bajram Fejzullahu
- Avdulla Murati
- Sali B. Salihu
- Adem Avdili
- Naim Salihu
- Faton Ibrahimi
***********************************************************************************************************************************
(i plotësuar-20:05)
Në fshatin Tërnoc është mbyllur votimi për anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Lokale.
Sipas kryetarit të komisionit Jeton Lutfiut, deri në orën 19h kur edhe është mbyllë vendvotimi, kanë votuar 644 qytetarë.
“Kemi filluar me numërimin e votave dhe procesi është duke ecur shumë mirë”, u shpreh Lutfiu.
Përveç në fshatin Tërnoc, zgjedhjet sot janë mbajtur edhe në Muhoc, mirëpo për shkak të mungesës së sinjalit të telefonisë mobile në Malësi, nuk kemi arritur të komunikojmë me anëtarët e komisionit për të mësuar numrin e qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës./Titulli.com/
************************************************************************************************************************************
(i plotësuar – 16:55)
Procesi zgjedhor në fshatin Tërnoc po vazhdon dhe deri në orën 16:30h kanë votuar pak më shumë se 500 qytetarë.
Kryetari i komisionit, në vendvotimin e vetëm te çerdhja e fëmijëve, Jeton Lutfiu, i tha Titullit se procesi i votimit është duke vazhduar dhe se qytetarët janë duke iu përgjigjur votimit.
Sipas Lutfiut deri më tani nuk janë shënuar pritje të gjata dhe se qytetarët të drejtën e votës do të mund ta shfrytëzojnë deri në orën 19h./Titulli.com/
***********************************************************************************************************************************
Në fshatin Tërnoc po zhvillohen zgjedhjet për anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Lokale, si dhe në fshatin Muhoc.
Në vendvotimin e vetëm tek cerdhja e fëmijëve në Tërnoc i cili është hap që nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 12h kanë votuar rreth 300 qytetarë me të drejtë vote. Sipas kryetarit të komisionit 6 anëtarësh, Jeton Lutfiu, procesi zgjedhor është duke vazhduar pa ndonjë vërejtje.
“Deri më tani nuk kemi të regjistruar ndonjë parregullsi dhe se përgjigja e elektoratit është pothuajse e njëjtë me atë të para dy javëve”, u shpreh Lutfiu, i cili theksoi se nga komisioni në këtë vendvotim kanë abstenuar dy anëtarë të komisionit.
Procesi zgjedhor sot është duke u zhvilluar edhe në fshatin Muhoc të malësisë së Bujanocit dhe sipas informacioneve që kanë arrit në redaksinë tonë, deri më tani procesi po vijon pa ndonjë problem.
Në Tërnoc zgjedhjet për Bashkësi Lokale u mbajtën edhe para dy javëve, mirëpo të njëjtat u anuluan nga komisioni gjatë procesit të numërimin për shkak të parregullsive të regjistruara.
Vlen theksuar se nëndega e Partisë për Veprim Demokratik në Tërnoc i ka bërë ftesë elektoratit të vet që të bojkotojë këtë raund të votimit, mirëpo përveç dy anëtarëve të komisionit që iu kanë përgjigjur kësaj ftese të këtij subjekti politik duke mos marrë pjesë në punën e saj, të njëjtën, të paktë deri më tani, nuk po e bëjnë qytetarët tek të cilët vërehet një interesim i lartë për të shfrytëzuar të drejtën e votës.
Vendvotimi në Tërnoc do të jetë i hapur deri në orën 19h./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/BL-ternoc1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!