Lokale
Asfalti mbërrin edhe në shtëpitë e Bilinicës (foto)
Qindra banorë të fshatrave të malësisë së bashku me kryetarin e Komunës së Bujanocit lëshuan në përdorim rrugën e sapo asfaltuar të Bilinicës me gjatësi prej 1270 metrave
Fshati shqiptar i malësisë së Bujanocit i cili numëron 16 familje me dhe rreth 100 banorë sot përuroi rrugën e re së bashku me mysafirët që erdhën nga fshatrat fqinje si dhe delegacioni nga administrata komunale.
“Ne i kemi premtuar bilinicasve realizimin e tre projekte, ujësjellësin, të cilin e kemi realizuar gjatë vitit të kaluar, asfaltimin e kësaj rruge të cilin e përfunduam, ndërsa banorëve ia kam premtuar se brenda këtij mandati do t’a përfundojmë edhe projektin rreth stabilizimit të tensionit të lart të rrymës elektrike në fshat”, u shpreh kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Kjo rrugë e lëshuar sot në përdorim lidhë fshatin Bilinicë me Muhocin.
Qytetarët e Bilinicës pas përurimit të rrugës, për kryetarin e Komunës dhe stafin e tij si dhe mysafirët nga fshatrat përreth kishin përgatitur një drekë në shenjë falënderimi për rrugën e asfaltuar e cila ishte nevojë e kamotshme./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/bilinica3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!