Lokale
"Shqiptarët në Luginë më keq se serbët në Kosovë"
Kryetari i Lëvzjes "Vetëvednosje" ka dhënë një intervistë në të përditshmen kroate “Veçernji List”, në të cilën Hashim Thaçin nuk e quan tradhtar por bashkëpunëtor të Ivica Daçiqit. Ai ka folur për marrëveshjen duke thënë se që prej fillimit ka qenë gabim të bisedohet me Serbinë dhe se në këtë dialog është diskutuar vetëm për çështjet e brendshme të Kosovës.
Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Statusi i shqiptarëve atje është shumë më i keq se sa statusi i serbëve në Kosovë. Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë të diskriminuar. Serbia ka më shumë shqiptarë sesa serbë në Kosovë. Për fat të keq, Thaçi në të gjitha negociatat këtë temë e ka lënë jashtë krejtësisht. Ai i përdori shqiptarët për manipulim politik, i cili shkaktoi më shumë dëme dhe dëm. Për ne, zëvendësimi i territorit është absolutisht i papranueshëm. Ideja e këmbimit të territoreve vjen nga serbët, nga politikanët atje dhe jo si pasojë e vullnetit të popullit”, ka thënë Kurti. Ai ka shtuar se Kosova Veriore është pjesë integrale e Republikës së Kosovës dhe do të jetë gjithmonë.
Kurti ka qenë i pyetur, nëse e konsideron Daçiqin tradhtar për marrëveshjen e arritur. “Para se ta quaja një tradhtar unë do të thoja se është bashkëpunëtor i armikut”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar: “Kjo marrëveshje mbështet politikat shekullore dhe ambiciet ekspansioniste të Serbisë.”/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/albin-kurti.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!