Tërnoci kërkon zbardhjen dhe jo politizimin e aksidentit
Lokale

Tërnoci kërkon zbardhjen dhe jo politizimin e aksidentit

26.Oct.2013 22:38
0
Anëtarët e Bashkësisë Lokale (BL) në mbledhjen e mbajtur të shtunën në mbrëmje, kanë dënuar njëzëri rastin e fundit të aksidentit në afërsi të Tërnocit, me ç’rast një policë humbi jetën. Me kërkesë për zbulim të autorit, por njëherit edhe për të mos përdor këtë rast për të etiketuar banorët shqiptarë të fshatit më të madh në Luginë, iu drejtuan anëtarët e BL, Qeverisë së Serbisë, e sidomos deklaratave të “pamatura” të drejtorit të policisë Millorad Veljoviq. “Kërkojmë që sa më shpejt organet e hetuesisë të zbardhin këtë rast i cili ka shqetësuar banorët shqiptarë të fshatit Tërnoc dhe më gjerë në Luginë”, tha kryetari i BL, Agim Haliti. Ai njëherit ngushëlloi familjen e policit të ndjerë Goran Gjorgjeviq, ndërsa kritikoi deklaratat e drejtorit të policisë, të cilat sipas tij janë tendencioze. “Deklaratat se me çdo kusht duhet të përgjigjen, i bie që ke apo nuk ke fajtorë duhesh të përgjigjesh”, tha Haliti duke komentuar deklaratat e mëhershme të Veljoviqit. Haliti kërkoi edhe maturi nga subjektet politike shqiptare apo serbe, duke i ftuar që këtë rast tragjikë mos ta shfrytëzojnë për të bërë politikë, raporton Titulli. Në këtë mbledhje urgjente anëtarët e BL-së shprehën shqetësimet e tyre edhe me mënyrën e raportimit nga mediat serbe rreth ngjarjes të cilën e dënojnë të gjithë. “Qytetarët tërnocas janë të ndershëm dhe merren me problemet e tyre, sidomos ato ekonomike, dhe janë kundër dhunës. Mos të futen banorët e ndershëm në një “thes” me një që ka bërë këtë vepër”, tha  Naim Salihu, anëtarë i Këshillit Ekzekutiv në këtë Bashkësi Lokale. Ternoc-BL-1 “Media në Serbi nuk munden të shkëputen nga e kaluara. Me mënyrën e raportimit dhe deklaratave të zyrtarëve serb po bëhet një presion i fuqishëm në banorët shqiptarë të Tërnocit dhe tërë Luginës”, u shprehë anëtari tjetër i këtij organi Bajram Fejzullahu. Gjatë mbledhjes gjithashtu u theksua rëndësia e zbulimit sa më të shpejtë të rastit, duke sugjeruar që hetimet mos të bëhet vetëm tek shqiptarët, por edhe tek serbët, të cilët pa apo me lidhje biznesi vijnë në këtë vendbanim. Anëtarët e BL-së ndër të tjera thanë se Serbia po shfrytëzon çdo rast, sikurse këtë aksident, për ta përdorë për politikë, kur dihet se edhe raste të ngjashme ka pasë në Serbi por të cilat kanë kaluar në heshtje duke mos nxitur urrejtje, sidomos ndëretnike. Kritika janë drejtuar edhe ndaj bashkëqytetarëve serb të cilët në asnjë rast nuk solidarizohen me qytetarët shqiptarë të Tërnocit, të cilët siç tha Haliti “95 për qind e tyre janë të ndershëm”. Bashkësia Lokale e Tërnocit ditëve në vijim do të dalë edhe me konkluzionet e nxjerra nga kjo mbledhje, derisa pritet të kërkohet edhe mbështetja e faktorit ndërkombëtar për të zbuluar rastin në mënyrë profesionale si dhe për të mos e përdorë ate për destabilizim dhe njollosje me etiketime të ndryshme të tërnocasëve. Vlen theksuar se të hënën, në rrugën qarkore Tërnoc-Bujanoc, në afërsi të pompës së benzinës “Cuki” është shkelë për vdekje polici Goran Gjorgjeviq. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar Reshat Bajramin nga Tërnoci me dyshimin se ishte bashkudhëtar në makinën “Audi” që u përfshi në këtë aksident . Edhe pse familjarët dhe miqtë e tij kanë kanë deklaruar se i arrestuari disa minuta para aksidentit ishte me ta, ai po mbahet pas hekurave, me një masë paraburgimi prej 30 ditëve. Polici i ndjerë Goran Gjorgjeviq me nderime të larta shtetërore u varros të premten në fshatin Kërshevicë të komunës së Bujanocit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/Ternoc-BL.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Heqja e taksës rritë dukshëm qarkullimin drejt Kosovës (foto)
PVD e shqetësuar për situatën e krijuar në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration