Lokale
Heqja e taksës rritë dukshëm qarkullimin drejt Kosovës (foto)
Heqja e taksës për policën e sigurimit për veturat e Luginës ka bërë që një numër i madh i qytetarëve shqiptarë të kësaj ane këtë fundjavë ta kalojnë në Kosovë.
Pas afro dy viteve në pikën kufitare Dheu i Bardhë-Konçul janë kthyer kolonat me veturat e qytetarëve të Luginës.
Kjo fundjavë ka regjistruar një fluks të madh të veturave, në mesin e të cilave kishte edhe prej atyre që për herë të parë, që nga vendosja e taksës, kalojnë kufirin me makinën e tyre.
“Jemi duke pritur në kolonë për të hyrë në Kosovë. Do të shkojmë në Gjilan për të vizituar të afërmit dhe për të blerë artikuj ushqimor në markete ” i tha Titullit, Nehat A. i cili me makinën e tij Golf 2, pas gati dy viteve, po shkelte sërish tokën kosovare.
Ndërsa, Sabedini nga komuna e Bujanocit tha se procedura për të kaluar kufirin është e njëjtë, vetëm se tash nuk ka paguar për policën e sigurimit, e cila është valide për dy javë.
Taksa për policë të sigurimit për veturat me targa të Luginës që kanë pronarë shqiptarët, është hequr që nga 21 tetori me vendimin e Qeverisë së Kosovës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/Kufiri-koncul1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!