PVD e shqetësuar për situatën e krijuar në Bujanoc
Lokale

PVD e shqetësuar për situatën e krijuar në Bujanoc

26.Oct.2013 14:29
0
Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc ka reaguar me situatën e krijuar pas incidentit me pasojë  vdekjen e policit të Goran Gjorgjeviq, duke vlerësuar se deklarata e drejtorit të përgjithshëm të policisë ka kërcënuar qytetarët e Tërnocit. PVD ka drejtuar edhe shumë ankesa ndaj pushtetit lokal për heshtjen e kësaj situate tendencioze. _____________________________________________________________________________________________________                                                                                                     KUMTESE [caption id="attachment_61169" align="alignleft" width="300"]Lajme_PVD_logo_130739157 PARTIAPËR VEPRIM DEMOKRATIK- Dega Bujanoc[/caption] PVD gjykon histerinë qeveritare antishqiptare Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, pas shqyrtimit të situatës së tensionuar në komunën tonë, që vjen si pasojë e incidentit me pasojë  vdekjen e policit të Goran Gjorgjeviq, reagon ashpër ndaj deklarimeve të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë (Millorad Veljoviq) i cili ditë më parë ka kërcënuar se do të „shkundë tërë Tërnocin“ për “t’i gjetur kryesin e veprës penale”. PVD konsideron se deklaratat që vijnë nga kreu i policisë në Beograd, të përcjellura nga fushata histerike antishqiptare e medias pro qeveritare në Beograd, kanë për qëllim satanizimin e skajshëm të shqiptarëve dhe Tërnocit e tërnocasëve, që mund të sjellin pasojë aksione të radhës spektakolare të bastisjeve, kërcënimeve dhe arrestimeve. Duke i shprehur ngushëllime familjes së policit të vdekur, PVD, kërkon nga autoritetet kompetente sjellje profesionale dhe mospolitizim të rastit, që po krijon atmosferën e “gjahut të shtrigave” të radhës që po zhvillohet ndaj shqiptarëve. PVD, gjithashtu, gjykon edhe heshtjen e pushtetit lokal ndaj këtyre kërcënimeve të bëra në këtë drejtim të Tërnocit dhe tërnocasve. PVD, konsideron se këtë heshtjeje të pushtetit të Bujanocit, ndaj fushatës së re antishqiptare beogradase, nuk e justifikon as “domosdoshmëria” e ruajtjes së qetësisë në koalicionin multietnik. Është për të habitur  se si nuk gjeti rast dhe arsye as Bashkësia lokale e Tërnocit të reagojë ndaj kësaj fushate. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Degës së PVD-së në Bujanoc ka shprehur shqetësimin edhe lidhur me manipulimin e bizneseve private në hapësirat publike të qytetit të Bujanocit. PVD konsideron se paaftësisa dhe joprofesionalizmi i administratës komunale po dekurajon bizneset me politikat ndëshkuese, duke krijuar ambient dhe privilegje vetëm për bizneset partiake.

 

Dega e PVD-së në Buajnoc

copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/pvd-te-larguarit-ne-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Tërnoci kërkon zbardhjen dhe jo politizimin e aksidentit
Policia e di se kush ishte shoferi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration