Lokale
Takimi i liderëve, nuk vijnë të gjithë (video)
Udhëheqësit institucional dhe të subjekteve politike të Luginës sot janë takuar në Bujanoc për të shqyrtuar situatën e sigurisë dhe atë politike.
Temë e bisedimeve në mes të kryetarëve të komunave Bujanoc dhe Preshevë, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa, kryetarëve të Kuvendeve përkatëse, Hajredin Hyda dhe Ramiz Latifi, Rahmi Zylfiut udhëheqës i Unionit Demokratik Shqiptar, Edmond Isufit nga OVL e UÇPMB—së si dhe përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik të Luginës, ishte situata në Luginë dhe organizimi për protestën e së premtes, përmes së cilës do të kërkohet heqja e memorialit të Xhandarmërisë së Serbisë i cili është ngritur mbi fshatin Lluçan të Komunës së Bujanocit.
Gjatë mbledhjes u bisedua edhe për vizitën e nesërme që Komisari i Lartë i OSBE-së për pakica nacionale Knut Volebeak që do ti bëjë Komunës së Bujanocit.
Volebeak, vizitën do ta fillojë me takimin që do të ketë në orën 10h me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifin, ndërsa në orën 14h do të zhvillojë takim edhe me të gjithë përfaqësuesit e spektrit politik shqiptar në Luginë
Vlen theksuar se në takimin e sotëm që e ftoi kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi nuk mori pjesë i gjithë spektri politik.
Edhe pse kishin paralajmëruar se do të marrin pjesë me përfaqësuesit e tyre, sot mungoi përfaqësuesi i Partisë për Veprim Demokratik dhe i Lëvizjes së Progresit Demokratik.
Pas përfundimit të mbledhjes pjesëmarrësit nuk u prononcuan për media./Titulli.com/
http://youtu.be/Nwjy9xEh4-8copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Arifi-takimi2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!