Lugina me kërkesa konkrete për Knut Volebek?
Lokale

Lugina me kërkesa konkrete për Knut Volebek?

29.Jan.2013 19:49
0
Demilitarizimi i Luginës, Reciprociteti i të drejtave të shqiptarëve të kësaj ane me ato të minoritetit serb në Kosovë, Krijimi i një Fondi Zhvillimor për Luginën, ku pos Serbisë e BE-së do të kontribuonin edhe Prishtina dhe Tirana zyrtare dhe zhvendosja e përmendores së ushtarëve serbë nga Lluçani në ndonjë fshat të Bujanocit, të banuar me popullatë serb, janë këto kërkesat e përafërta që përfaqësuesit e Grupit Shqiptar të Unitetit do t’ia shtrojnë Komisarit të OSBE-së për Minoritete Etnike, z. Volebek.   Demilitarizimi i plotë i gjithë rajonit të Luginës së Preshevës, reciprociteti për zgjidhjen e krejtë problemeve nga fushat e ekonomisë, drejtësisë e ligjit, shëndetësisë e kulturës, që I ka popullata shqiptare në kuadër të pushtetit vendor e që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me pushtetin e Serbisë , që parasheh dhe krijimin e një Fondi për zhvillim të Luginës, ku do të kontribuonin edhe BE  bashkë me Serbinë dhe qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë  si dhe zhvendosja e përmendores së ushtrisë serbe nga fshati Lluçan dhe vendosja në një fshat me popullatë serbe të Bujanocit, janë kërkesat themelore të përfaqësuesve të Grupit të Unitetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në takimin me Komisarin e Lartë të OSBE-së, z. Knut Volebek, i paralajmëruar për të mërkurën në ora 14.00 në Bujanoc. Kështu ka pohuar një burim i gazetës LAJM nga Bujanoci, i cili ka thënë gjithashtu se para se të takohen me z. Knut Volebek , Grupi i Unitetit do të mblidhet edhe një herë dhe do të diskutojë edhe punën e koordinimit dhe të vetfunksionalizimit të tij, duke u përcaktuar për një lloj udhëheqje me rotacion, por ka mundësi që të flitet më shumë edhe për protestën e thirrur një herë për këtë të mërkure dhe të shtyhet për të premten e ardhshme, kur, thotë burimi i LAJM-it, do të mbretëron parulla “RECIPROCITET”, që nënkupton kërkesën e shqiptarëve të asaj ane për të gëzuar gjithë ato të drejta që do t’i gëzojë edhe minoriteti serb në Kosovë. Komisari i Lartë për Minoritete Etnike i OSBE-së, z. Knut Volebek,  vjen të mërkurën në Luginë të Preshevës pas shtimit të më shumë problemeve që ndërlidhen me gjendjen e popullatës shqiptare që jeton në atë rajon, sidomos kohëve të fundit për punën e përmendoreve, por edhe pas një prononcimi kohë më parë nga Brukseli të z. Filip Riker, Zëvendës i Ndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, i cili në njëfarë mënyre me deklarimet e tij kërkoi një angazhim më të madh të OSBE-së për zgjidhjen e problemeve akute e të moçme në Rajonin e Preshevës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/knut-wolebeck.jpg): failed to open stream: No such file or directory
OVL nuk merr pjesë në protestë, fajet përçarja
Takimi i liderëve, nuk vijnë të gjithë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration