Këshilli organizativë ju fton në protestë
Lokale

Këshilli organizativë ju fton në protestë

29.Jan.2013 13:55
0
Shqiptarët e Luginës ftohen të marrin pjesë në protestën gjithëpopullore që do të mbahet të premten me fillim nga ora 13h “Ftohen të gjithë qytetarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës që të marrin pjesë  në protestën gjithëpopullore kundër memorialit të Xhandarmerisë serbe në fshatin Lluçan”, thuhet në ftesën e këshillit organizativë. Protesta organizohet nga të gjitha subjektet politike shqiptare si dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli për të Drejtat e Njeriu, ndërsa do të mbahet në qendër të qytetit të Bujanocit të premten (1 shkurt) duke filluar nga 13:00, transmeton Titulli. “Bashkë kundër memorialit të Xhandarmerisë serbe në Lluçan, bashkë që të  heqim simbolin i cili cenon integritetin dhe dinjitetin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, do të jetë motoja e kësaj proteste. Në njoftimin e këshillit organizativ thuhet se “Serbia goditi shqiptarët më 20 janar me heqjen e lapidarit të dëshmorëve ne Preshevë dhe se ajo po vazhdon të na godas me memorialin e xhandarmerisë në Lluçan”. Ftesa për protestë përfundon me fjalinë “Ti themi jo Serbisë, sepse shqiptarët janë në trojet e veta”./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/protesta1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Takimi i liderëve, nuk vijnë të gjithë (video)
Volebeak nesër në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration