Lokale
Stankoviq: Nuk janë malltretuar barinjtë shqiptar
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka mohuar sot vlerësimet se Ushtria e Serbisë ka malltretuar dy çoban shqiptarë nga fshati Konçul në komunën e Bujanocit.
Lideri e Lëvizjes për Progres Demokratik Jonuz Musliu ka akuzuar dje në deklaratë për agjencinë Beta pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë se "para disa ditëve kanë malltretuar çobanët deri sa kanë ruajtur bagëtinë”, ndërsa për këtë rast sot në Konçul është mbajt edhe një protestë.
Në deklaratën e Stankoviqit dhënë për agjencinë Beta thuhet se Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, më 13 mars, me rastin e vizitës në rajonet e vërshuara, për situatën e kontestuese ka biseduar edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin.
Kryetari i TK-së me atë rast ka kontaktuar kompetentët në Bazën ushtarake në afërsi të fshatit Konçul ku iu është thënë se ata persona kanë tentuar të kalojnë vijën administrative (me Kosovën) në vendin që nuk është paraparë kalimi legal, dhe me atë rast i ka ndalur patrulla e Ushtrisë e cila ka thirr policinë dhe organet e drejtësisë me pretendimi se po kontrabandojnë kafshë në drejtim të Kosovës”.
Nga ana tjetër një version krejt të ndryshëm kanë dhënë dy barinjtë shqiptarë të ndaluar.
Ata gjatë paraqitjes së rastit të tyre kanë thënë se lopët i kishin lëshuar për të kullotur dhe se nuk qëndrojnë akuzat se bagëtitë e tyre kanë qenë të destinuara për kontrabandim, pasi ata këtë mund ta dokumentojnë edhe me dokumentacione të kafshëve, si librezat e shëndetësisë të lëshuara nga stacioni i Veterinarisë në Bujanoc./Titulli.com/
Ganimet dhe Lazim Osmani së bashku me bagëtitë e tyre, me rastin e ndalimit nga pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë, kanë thënë se janë malltretuar duke u mbajt në qëndrim për më shumë se dy orë, ndërsa ata pohojnë se nuk kishin shkelë asnjë rregull pasi që lopët e tyre po kullosnin në vendet e zakonshme./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/stankoviq.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!