Lokale
Shqiptarët e Luginës ftohen për evidencë në Ushtrinë e Serbisë
Të rinjt shqiptar të komunave Bujanoc , Preshevë dhe Medvegjë kanë filluar të pranojnë ftesat nga Ministria e Mbrojtjes (MM) e Serbisë për t’u evidentuar në ushtrinë serbe.
Ftesë në adresë të banimit kanë marrë të gjithë të rinjtë të lindur në vitin 1995, derisa të njëjtin janë ftuar që gjatë muajit prill të paraqiten në Zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes në qytet e lartpërmendura, raporton Titulli.
“Ne nuk shkojmë në Ushtrinë e Serbisë, këtë e dinë Beogradi, ftesat për evidencë në këtë ushtri na dërgojnë për të na frikuar dhe për të ikur nga Bujanoci”, i tha Titullit E.I. nga fshati Tërnoc i cili tashmë është 17 vjeçar.
Nëse shqiptarët e rinj të këtyre komunave vendosin të mos paraqiten në evidencën ushtarake, sipas ftesës së MM-së, të nënshkruar nga kryeshefi (majori) Igor Millanoviq, ata do t’i nënshtrohen dënimeve sipas dispozitave ligjore të nenit 126, për obligim ushtarak, të punës dhe atij material.
Shqiptarët e Luginës që nga luftërat në ish Jugosllavi nuk kryejnë shërbimin ushtarak në Ushtrinë e Serbisë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/ushtria-serbe.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!