KKSH  e shqetësuar për planin financiarë 2013
Lokale

KKSH e shqetësuar për planin financiarë 2013

20.Mar.2013 15:25
0
Organi Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptar  dje ka mbajtur mbledhjen e dytë për vitin  2013  dhe ka shqyrtuar dhe aprovuar disa propozime. Duke pasur parasysh  se viti i kaluar ka qenë në nderë të 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar angazhimi i Organit Ekzekutiv ka qenë qendrorë në rrjedhat e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Gjithashtu   takimet  dhe mbledhjet që ka mbajtur për vitin e 2012 kanë rezultuar si të suksesshme në realizimin praktik, thuhet në kumtesën e KKSH-së. Sipas KKSH-së lidhur me aprovimin e raportit të të hyrave dhe shpenzimeve të KKSH-së për vitin 2012 përveç realizimit buxhetor sipas planifikimit, është e rëndësishme të theksohet edhe raporti i auditimit të pavarur, i cili si institucion kompetentë ka theksuar se jep mendim pa rezervë që KKSH-ë, “në të gjitha aspektet materiale,  ka vepruar në përputhje me Ligjin mbi Këshillat Kombëtare ,që dmth. grandet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Republikës së Serbisë janë shpenzuar në përputhje me ligjin dhe planin financiar. Të hyrat nga donacionet dhe shpenzimet janë menaxhuar në mënyrë të drejtë kontabile deri më 31 dhjetor të vitit  2012”. Në këtë mbledhjen organit ekzekutiv janë prezantuar edhe vështirësitë financiare dhe ato në raport me institucionet e shtetit. Gjithashtu është diskutuar edhe për vonesat në planifikimin e planit financiar për vitin 2013, vonesa këto të shkaktuara  nga mos transferimi i mjeteve financiare si në vitet e kaluara nën arsyetimin se “shqiptarët nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Republika e Serbisë”, thuhet në fund të kumtesës së Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/kksh-logo.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Stankoviq: Nuk janë malltretuar barinjtë shqiptar
Konçuli në protestë, bllokohet magjistralja Bujanoc - Gjilan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration