Skandaloze: Ministria e Shëndetësisë la pa specializim mjekët e Luginës
Lokale

Skandaloze: Ministria e Shëndetësisë la pa specializim mjekët e Luginës

17.Dec.2013 23:28
0
Edhe pse ishte paralajmëruar kuota prej 10 kandidatëve për specializim të mjekëve nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë kjo sipas kandidatëve që kanë aplikuar nuk është respektuar. Konkursi i hapur ka lënë jashtë mjekët e Luginës, megjithëse ata kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për të cilin edhe ishin njoftuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc. Problemi është shfaqur kur Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës nga mjekët e Luginës, për të konkurruar në këtë konkurs specializimi, i ka kërkuar licencën e Republikës së Kosovës, të cilën natyrisht ata nuk e posedojnë. Pikërisht për çështjen e licencës Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) kishte njoftuar mjekët e Luginës se ka arritur marrëveshje me Ministrinë përkatëse që kandidatët e Luginës (Bujanocit, Preshevës e Medvegjës) do të jenë të lirë nga kjo pikë. KKSH: “Të ketë së paku një (1) vit përvojë pune nga data e licencimit (kjo nuk vlen për kuotën e rezervuar për Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Mal të Zi)”. “Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kërkon që mjekët nga Lugina të konkurrojnë me licencë të Republikës së Kosovës (e për t'u pajisur me këtë duhet letërnjoftimi i R. së Kosovës). Rrjedhimisht, ai që ka licence të Kosovës është shtetas i R. së Kosovës dhe do të konkurronte pa problem si shtetas i Kosovës dhe jo i Luginës së Preshevës!”, i tha portalit Titulli mjeku nga Bujanoci Amir Rexhepi, të cilit nuk i është pranuar aplikimi. Ai shpjegoi se nga ana tjetër si shtetas të huaj pranohen mjekët e Republikës së Maqedonisë, mirëpo e njëjta nuk ndodhë edhe me kolegët e tyre nga Lugina e Preshevës. “Më vjen keq që Këshilli Kombëtar nuk mund të lavdërohet me këtë rast se beri diçka për mjeket nga Lugina e Preshevës! E as disa politikan aktual që po dështojnë për ditë e më shumë...”, tha mjeku Amir Rexhepi. Ai sqaron se rasti është i tillë që, nga njëra anë ndahet kuota për Luginën dhe dihet se mjekët nga Lugina kanë licencë të Serbisë, kurse nga ana tjetër kërkohet licenca e Kosovës. Për këtë problematikë mjeku nga Bujanoci iu ka drejtuar edhe ministrit si dhe asistentit të tij, mirëpo deri në këtë moment nuk ka marrë përgjigje. Pakënaqësitë ai i ka paraqitur edhe në KKSH e cila edhe “siguroi” kuotën prej 10 specializimeve dhe bëri një listë me emrat e mjekëve, mirëpo zyrtarët e saj i kanë thënë kandidatit se kanë dërguar vetëm një shkresë dhe asgjë më shumë./Titulli.com/ NJOFTIMI I KKSH-së PËR SPECIALIZIM TË MJEKËVE TË LUGINËS copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/ministri-agani-mjeket.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vëllazërimi i kënaqur me sukseset në 2013, bashkëpunimi me Turqinë qëllim kryesorë (video)
Analizë e Spektrit Info: Rrokullisja e topit me para
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration