Analizë e Spektrit Info: Rrokullisja e topit me para
Lokale

Analizë e Spektrit Info: Rrokullisja e topit me para

17.Dec.2013 20:35
0
Një grup individësh nga administrata lokale kishte punuar për dy javë të tëra për të eliminuar mangësitë në ndarjen e mjeteve për futboll. Por idea ishte refuzuar nga kryetari i komunës. “ Kryetari kishte frikën se nëse pranon propozimin do t’i ikte elektorati “, është shprehur burimi i Spektrit Info. Në propozim buxhetin e vitit 2014 të miratuar nga Këshilli Komunal dhe në pritje të vendimit përfundimtar edhe në Kuvendin Komunal, komuna e Bujanocit do të vazhdoj avazin e vjetër të ndarjes enorme të mjeteve në lëminë e sportit. Për këtë veprimtari janë paraparë të shpenzohen gjithsejtë 30.297.200 dinarë. Nëse hiqen shpenzimet e Qendrës Sportive “ Rinia “ të cilat kapin shumën e 18.027.200 dinarëve, janë 12.270.000 dinarë të cilat do t’i dhurohen klubeve të ndryshme,  si në futboll, hendboll, volejboll, karate, boks, shah, kik boks dhe lidhjeve sportive. Edhe pse Qendra Sportive “ Rina “ mund të jetë profitabile duke i pasur parasysh kapacitetet dhe potencialet që i ka, në saje të një menaxhimit jo të mirë, ajo vazhdon të krijoj të mira materiale shumë të pakta në krahasim me mundësitë, dhe kështu bëhet barrë e taksapaguesve të komunës sonë. Në këtë institucion të karakterit publik, pas dy mandateve të kaluara, në pozitë  është një drejtor i komunitetit serb, si rrjedhojë e marrëveshjes për ndarjen e pushtetit të dalë nga zgjedhjet e vitit 2012. Pa dyshim se mjete bukur të mëdha, marrë parasysh forcën tonë ekonomike, ndahen për lëminë e futbollit. 7.070.000 dinarë do të jenë në dispozicion për 10 klube futbolli të komunës së Bujanocit. Nëse e shikojmë numrin e banorëve, me numër kaq të lartë të klubeve me siguri i’a kalojmë edhe Brazilit. Shumica e klubeve themelohen vetëm sa për të shijuar donacionin komunal dhe kryesisht mjetet ndahen midis 2-3 personave. Me përjashtim të klubit BSK që garon në Zonën e Nishit, të gjitha klubet tjera bëjnë gara në nivelin më të ulët garash, Ligën e Pçinjës. Pjesa dërmuese e ekipeve mezi i sigurojnë 11 individë sa për të bërë numrin e nevojshëm për të nisur ndeshje. 90 për qind e klubeve nuk plotësojnë as kriteret minimale në mungesë të stadiumeve, andaj ndeshjet zhvillohen në fusha të improvizuara të cilat më shumë i ngjajnë fushave të patateve. Sa për ironi qyteti i Bujanocit ka tre klube dhe me përjashtim të njërit, dy të tjerët nuk e kanë të zgjidhur çështjen e stadiumit. Shtrohet pyetja se në tërë këtë avari, si mund pushteti të ndaj shuma kaq të mëdha parash, të cilat i bien në barrë djersës së taksapaguesve tanë? Në shumicën e vendeve, mjete ndahen vetëm për kategoritë e reja dhe shkollat e futbollit, ndërsa me përjashtim të Kf “ Tërnoci “ asnjë klub tjetër nuk i plotëson këto kriteriume. Madje, në saje të shkollës së futbollit, Kf “ Tërncoi “ ka qenë i vetmi klub që viteve të fundit ka plasuar talentët e vet si në klubet e rajonit ashtu edhe në nivelin ndërkombëtarë. Të tjerat klube kanë vazhduar të zhyten në lloçin e Levosojës, Llopardincës, Zhbevcit, Bilaçit, etj. Prandaj, me të drejtë lind pyetja, se me çfarë kriteresh pushteti vijon ndarjen e mjeteve ? A dorëzojnë klubet ndonjë projekt-program, apo thjesht, vetëm duhet një regjistrim klubi dhe mjetet i ke të siguruara. Komuna jonë bënë ndarjen e mjeteve në këtë mënyrë: Për BSK-në 1.400.000, Levosoja 600.000, Llopardinca 450.000, Levosoje –talent 150.000, Tërnoci 1.200.000, Zhbevci 600.000, Besa 700.000, As-i 1.000.000, Zufo 370.000 dhe Bilaçi 600.000 dinarë. Nëse vazhdon me këtë avaz, atëherë nuk është çudi që edhe pensionistët në të ardhmen ta formojnë një klub sa për të thithur mjete. Për të eliminuar këtë problem, për dy javë të tëra, disa individë të administratës lokale të  komunës së Bujanocit kanë punuar në këtë drejtim dhe kanë përpiluar një propozim shumë konkret. Idea e tyre ka qenë që mjete të ndahen vetëm për kategoritë e reja, shkollat e futbollit dhe ekipet që garojnë në nivele më të larta garash. Por ky propozim nuk ka marrë pëlqimin e kryetarit të komunës, Nagip Arifi. “Kryetari nuk e ka pranuar këtë ide”, ka thënë burimi i Spektrit Info. “Ndoshta kryetari vepron sipas logjikës: 10 klube me nga  20 persona =200 persona, nga 5 vota në familje =1000 vota”, ka thënë burimi ynë. Por edhe nëse ky konstatim është i vërtetë, atëherë njeriu i parë i komunës sonë mund ta ketë shumë gabim, ngase siç tham edhe më lartë të hollat e buxhetit zakonisht përfundojnë në duart e 2-3 personave e ata që vrapojnë në fushë madje nuk e shijojnë asnjë lëngë, kështu që kjo tezë mund të jetë kundra produktive. Përveç futbollit mjete bukur të larta ndahen edhe në sportet tjera, por megjithatë ato edhe tregojnë ndonjë sukses. Këtu mendohet për hendbollin, boksin, karatenë, por edhe basketbollin, ku të rinjtë tanë janë kthyer nga garat shpeshherë me suksese tejet të larta.   Kjo analizë është transmetuar në edicionin Spektri info të datës 17.12.2013copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/topi-para.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Skandaloze: Ministria e Shëndetësisë la pa specializim mjekët e Luginës
Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi kalojnë përmes Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration