Lokale
Vëllazërimi i kënaqur me sukseset në 2013, bashkëpunimi me Turqinë qëllim kryesorë (video)
Organizata Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” nga Bujanoci po e përmbyll vitin 2013 me shumë aktivitete pas vetes, duke u bërë edhe një nga organizatat me aktivitet (brenda dhe jashtë vendit) më të madh në këtë rajon.
[caption id="attachment_86643" align="aligncenter" width="800"] Bujanoci: Përfaqësues të Ministrisë së Diasporës së Turqisë dhe ambasadori në Beograd, Mehmet Kemal Bozay[/caption]
Sipas përfaqësuesit të organizatës, arritja më e madhe gjatë këtij viti është nënshkrimi i memorandum bashkëpunimit me Ministrinë e Diasporës së Turqisë në Ankara dhe vizita e ministrit e ambasadorit në zyrat e organizatës në Bujanoc.
Ibrahim Rustemi, kryetar i “Vëllazërimit” është shprehur i kënaqur më aktivitete e realizuara gjatë vitit 2013, duke i veçuar edhe organizimet e përbashkëta më organizatat simotra në Turqi.
[caption id="attachment_100162" align="alignleft" width="240"] Ibrahim Rustemi, kryetar i “Vëllazërimit"[/caption]
“Në shkurt të këtij viti kemi filluar kursin e gjuhës turke për nxënës dhe të interesuar të moshave të ndryshme, pastaj në maj kemi marrë pjesë me nxënës të kursit dhe aktivistë të shoqatës në një program të organizuar nga forumi rinorë i partisë së kryeministrit turk, Taip Erdogan”, tha Rustemi.
Rustemi thotë se aktivitet shumë mbresëlënës ishte edhe turneu ballkanik i organizuar në qershor nga organizata ONCU nga Stambolli dhe pjesëmarrja në “Kampingu me të rinjtë Ballkanas” në disa qytete kryesore të Turqisë.
Përveç aktiviteteve në avancimin e rinisë përmes projekteve të ndryshme të zhvillimit dhe ngritjes së vetëdijes për një arsimim të shëndoshë, “Vëllazërimi” ka kontribuuar edhe në fushën e humanitetit duke shpërndarë mish për familjen në nevojë në komunën e Bujanocit.
“Dua ta falënderoj organizatën ONCU dhe donatorët tjerë për gjithë kontributin e tyre për therjen e kurbaneve gjatë festës sonë fetare”, tha Rustemi.
Vëllazërimi është duke vazhduar shkollën e avancimit me përgatitjen e të rinjve në mësimin e gjuhës turke dhe i ndihmon të gjitha atyre që dëshirojnë të studiojnë nëpër universitet të ndryshme të Turqisë.
[caption id="attachment_75823" align="aligncenter" width="960"] Program iorganizuar nga forumi rinorë i partisë së kryeministrit turk, Taip Erdogan[/caption]
“Ne po vazhdojmë intenzivisht përgatitjen e nxënësve në mësimin e gjuhës turke dhe kështu po ndihmojmë shumë të rinj në përgatitjen e dokumentacioneve dhe aplikimin nëpër universitete në Turqi dhe po punojmë që bursat për studenët e rajonit tonë të rritën çdo vit”, deklaroi Ibrahim Rustemi, kryetar i “Vëllazërimit”.
Rustemi falënderon të gjithë kontribuuesit dhe përkrahësit e denjë të këtyre aktiviteteve, njëkohësisht edhe pushtetin lokal të Bujanocit dhe i bënë thirrje të gjithë të rinjve për krijimin e një platforme të përbashkët që do të ndihmojë një shkollim dhe avancim të shëndoshë.
[caption id="attachment_85046" align="aligncenter" width="960"] Vëllazërimi- Bujanoc: Pjesëmarrësit në progarmin "Kampingu me të rinjtë Ballkanas" në Turqi[/caption]
Ibrahim Rustemi, kryetari i “Vëllazërimit” thotë se bashkëpunimi me Turqinë do të vazhdojë edhe në sfera tjera gjatë vitit 2014 dhe kështu do të mundë të forcohen lidhjet në fushën e arsimit, kulturës dhe shkëmbimit të përvojave të ndryshme që ndikojnë pozitivisht në shoqërinë tonë.
[caption id="attachment_72906" align="alignright" width="960"] "Vëllazërimi" gjatë qëndrimit në Stambaoll të Turqisë me nxënës të gjuhës turke dhe aktivist të organizatës[/caption]
“Vëllazërimi” është një organizatë joqeveritare në Bujanoc që ndihmon vazhdimisht në avancimin e rinisë përmes projekteve të ndryshme drejt një jete më të avancuar në shkollim edhe ka arritur të krijojë lidhje shumë të forta me organizata joqeveritare dhe qeveritare në Turqi./Titulli.com/
http://youtu.be/NGPrSMpiNKs
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/vellazerimi-kasa1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!