Lokale
“Panairi potencial i investimeve”, të ftuar edhe bizneset e Luginës
Në Beograd më 25 prill do të mbahet “Panairi potencial i investimeve” në të cilën janë ftuar edhe ndërmarrjet nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ky panair është organizuar nga Trupi Koordinues si dhe Oda ekonomike e Serbisë, përfaqësuesit e të cilave të hënën (25 mars) në orën 11h do të mbajnë një takim konsultativ me ndërmarrësit e interesuar për pjesëmarrje.
Për ndërmarrësit e interesuar nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit prezantimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Bujanoc, ndërsa për komunën e Medvegjës në sallën e Kuvendit komunal të kësaj komune.
Të interesuarit duhet të mbushin formularët përmes së cilëve aplikojnë për pjesëmarrje në panair duke e dërguar aplikacionin në adresën marketing@pks.rs.
Aplikacionin si dhe informacione shtesë të interesuarit mund të marrin në web faqen e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të Odës ekonomike të Serbisë dhe në web faqen e Zyrës për zhvillim lokal ekonomik të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Formularët për aplikim: KLIKOcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/oda-ekonomike.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!