Lokale
Shfaqje për fëmijë kundër mjeteve piroteknike
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc sot është mbajtur shfaqja për fëmijë që si qëllim kryesorë kishte vetëdijesimin e fëmijëve kundër përdorimit të mjeteve piroteknike.
Interesim i madh i fëmijëve sot u pa në shfaqjen e dhënë nga teatri i Kumanovës i cili u realizua në kuadër të fushatës së ndërmarrë për senzibiliziin e opinionit për dëmin që mund të shkaktojnë mjetet piroteknike, sidomos tek fëmijët.
Një sallë përplot me fëmijë të moshave të ndryshme me vëmendje përcollën shfaqjen derisa nuk mungoi as argëtimi me artistët.
Shtëpia kulturës në Bujanoc me inicimin e aktivistit Nagip Taipi, këtë fundvit ka marrë si obligim realizimin e fushatës për vetëdijesimin e qytetarëve, para së gjithash fëmijëve, për të mos përdorur mjetet piroteknike, pasi ato paraqesin rrezik.
Për këtë rast organizatorët e fushatës ditë më parë publikuan edhe një spot përmes të cilit tregohen pasojat të cilat mund t’i ketë përdorimi i petardëve./Titulli.com/
http://youtu.be/gUVzxM-TB-Ycopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/shfaqja-shtepi-kultures-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!