Lokale
I dërguari special i OKB-së qëndron në Bujanoc
Petër N. Due si i dërguar special nga sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, për të mbikëqyrur situatën politike në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni, si dhe Irena Vojaqkova – Sollorano, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Beograd, kanë qëndruar sot për herë të parë në komunë të Bujanocit.
Në takimin që zhvilluan me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, mysafirët biseduan për situatën politike në komunë e Bujanocit duke mos anashkaluar edhe atë ekonomike.
Ndërkaq, me zonjën Rena është biseduar për vazhdimin programit PBILD 2 i cili do të vazhdoj të realizohet në mars të vitit të ardhshëm.
“Me zotin Petër, biseduam për situatën politike dhe të sigurisë në rajon, e njoftova dhe për situatën në komunë ne Bujanocit dhe atë në përgjithësi në Luginë. Ndërsa me zonjën Irena e cila ka marrë një funksion të ri pranë OKB-së me seli në Beograd kemi biseduar për zhvillimin ekonomik por edhe për vazhdimin e programit
PBILD 2, ku sipas të gjithave asaj që na tha zonja Irena, programi PBILD i cili financohet nga Kombet e Bashkuara, do të filloi të realizohet diku në mars të vitit të ardhshëm”, ka potencuar Arifi për media.
Petër Due ishte i dërguari special i sekretarit gjeneral të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të përcjell situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/Arifi-.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!