Fejzullahu rikthehet ushtrues detyre pas një dite pushimi
Lokale

Fejzullahu rikthehet ushtrues detyre pas një dite pushimi

19.Dec.2013 20:36
0
Këshilli i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka vendosur që sërish të kthejë në drejtim të këtij institucioni arsimor ushtruesin e detyrës i cili u shkarkua të hënën (16 dhjetor) [caption id="attachment_72376" align="alignleft" width="280"]Zejni Fejzullahu, (u.d.) Drejtor i shkollës së mesme "Sezai Surroi" Zejni Fejzullahu, (u.d.) Drejtor i shkollës së mesme "Sezai Surroi"[/caption] Zejni Fejzullahu ka marrë sërish timonin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” pas shkarkimit të urdhëruar nga inspektori republikan i arsimit. Rikthimi në postin e ushtruesit të detyrës, që u bë të mërkurën, si duket e ka këndellur Fejzullahun, i cili gjatë një interviste për Televizionin Bujanoci vuri në shënjestër portalet të cilët nuk e mbajtën të fshehtë shkarkimin e tij. Ai gjatë kësaj interviste, sipas mënyrës së tij ka pranuar shkeljet që janë bërë, e të cilat nuk ishte i gatshëm ti bënte publike kur gazetari i Titullit disa herë e kërkoi në telefon, në të cilin nuk lajmërohej (më 16 dhjetor). Sipas Fejzullahut, prej tri vërejtjeve, ajo që atë e ka penalizuar më shumë është pranimi i një profesori të lëndës së fizikës nga Bujanoci dhe jo nga Presheva, që ai e ka parë si avancim të kuadrove nga Bujanoci. “Vërejtje tjera nuk ka pas këtë e them për t’i demantuar thëniet e portaleve cilat do qofshin ato, të cilat fatkeqësisht kanë manipuluar opinion, mirëpo besojë se edhe ata i kanë qëllimet e veta, dhe do të përmirësohen në të ardhmen”, ka thënë për RTB-në Fejzullahu. Portali Titulli i kujton ushtruesit të detyrës se manipulimi është bërë pikërisht nga ai duke mos njoftuar opinionin rreth situatës së krijuar në shkollën në të cilën frekuentojnë mbi 1300 nxënës shqiptar. Së dyti, qëllimi është informimi i saktë, të cilin siç e dini edhe ju vet nuk ishit transparent me mediat, e që tentuat që këtë informacion ta mbani në çelës për të mos i dëmtuar imazhin vetes, ndërsa për imazhin e shkollës pak menduat. Fatkeqësisht për ju e fatmirësisht për opinionin, shkeljet e bëra i zbardhi Ministria e Arsimit duke iu përgjigjur mediumit tonë që për transparencë po e japim më poshtë informacionin e pranuar. ministria Për të zbardhë këtë rast edhe më mirë për publikun, Titulli ka kontaktuar inspektorin republikan të arsimit në Leskoc, Dragan Mitroviq, i cili edhe është bartës i lëndës në fjalë. Mitroviq ka thënë se nuk do të komentojë rastin përderisa duhet të zbatohen urdhrat e dhëna, ndërsa më pas do të shohë se çfarë ka ndërmarrë Këshilli i shkollës. Vlen theksuar se shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc nuk po mundet të gjejë rehatin me drejtorë. Deri më tani dy partitë politike, ajo në pushtet Partia Demokratike, dhe në opozitë Partia për Veprim Demokratik, me kandidatët e tyre për drejtor kanë zgjedhë pikërisht shkollën për të bërë politikë, derisa nuk janë interesuar për kuadrot që punësohen e si punohet në këtë shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/sezai-surroi1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Amir Rexhepi: Atë që nuk e bërën politikanët e Luginës, e bëri Titulli.com
Shfaqje për fëmijë kundër mjeteve piroteknike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration