Shënohet përvjetori i 19-të i Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit
Sot është shënuar përvjetori i 19-të i rënies heroike në luftën e UÇPMB-së Ridvan Qazimi i njohur më nofkën “Komandat Lleshi.
Përfaqësues të organizatës së luftës, familjarë, bashkëluftëtarë e përfaqësues institucional e politik vendosën kurora lulesh në varrin e tij në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit, shkruan Titulli.com.
Gjithashtu u i vizitua muzeu dhe vendi i rënies i njohur në zhargoni lokal “Gurtë e Buajve” dhe në sallën e shtëpisë së kulturës në Bujanoc u përmbyll me një akademi përkujtimorë kushtuar atij.
Ridvan Qazimi ishte një nga udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit i cili u vra më 24 maj të vitit 2001 në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit.
Fotografia e marrë nga interneti, bartja e kufomës gjatë varrimit të Ridvan Qazimit në Tërnoc |
Zëvendës-kryeministri serb i atëhershëm, Nebojsha Çoviq patë thënë se Qazimi u vra gjatë një shkëmbim zjarri në afërsi të pikës malore Guri i Buajve, në pjesën veriore të zonës së sigurisë që ndan Kosovën nga Serbia.
Një pjesë e madhe e udhëheqësve politik e ushtarak shqiptarë të këtij rajoni kanë akuzuar se Ridvan Qazimi u vra nga një snajper duke e cilësuar këtë vrasje si një shkelje të rëndë të marrëveshjes për kthimin e trupave jugosllave në këtë zonë.
Organizimi i manifestimit "Ditët e komandant Lleshit" është bërë nga bashkësia lokale e fshatit Tërnoc në bashkëpunim me akterët tjerë të këtij lloji të aktivitetit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/idvam-qazimi-lleshi.jpg): failed to open stream: No such file or directory