Vuçiç komenton: S'kam marrë ofertë për të shkëmbyer 17 fshatra për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën
Lokale

Vuçiç komenton: S'kam marrë ofertë për të shkëmbyer 17 fshatra për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën

25.May.2020 19:33
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar për herë të parë të ashtuquajturën si “letra e shqiptarëve për presidentin Donald Trump”, duke theksuar se, nuk e ka nënvlerësuar asnjëherë iniciativën e shqiptarëve pasi sipas tij kanë faktor serioz në disa vende në SHBA.

“Kurrë nuk e kam nënvlerësuar iniciativën e shqiptarëve, janë faktorë serioz në East Coast, New York dhe Washington. Nuk mendoj se Trump është në anën tonë, por nuk mendoj se ai është një person që nuk dëshiron të dëgjoi edhe mendimin tonë”, ka deklaruar presidenti serb.

Më tej Vuçiç ka nënvizuar se, diaspora shqiptare është një problem serioz për Serbinë në sensin politik.

Vuçiç komentoi edhe deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se ëndërron që Medvegja, Bujanovci dhe Presheva të jenë pjesë e Kosovës një ditë.

“Nuk kam doktor dhe nuk dua të komentoj. Le të ëndërrojë”, u përgjigj presidenti serb me ironi.

Më tej, Vuçiç mohoi aludimet se ka marrë ofertë për të shkëmbyer 17 fshatra për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën.

“Askush nuk ma ka thënë kurrë në jetën time një gjë të tillë. Këto ide janë plotësisht të pakuptimta. Në Medvegjë ka vetëm 6.5% shqiptarë”, është shprehur ai.

Vuçiç ka thënë më tej se, respekton ambasadorin amerikan Godfrey duke shtuar se kurrë nuk është ndjerë nën presion nga ai lidhur me Kosovën.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-dacic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shënohet përvjetori i 19-të i Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit
Gjilani i gatshëm t’i trajtojë edhe rastet me COVID nga Lugina, institucionet në Bujanoc e Preshevë heshtin!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration