Ku ishin qepur uniformat e UÇPMB-së, rrëfimi i rrobaqepësit ( video)
Lokale

Ku ishin qepur uniformat e UÇPMB-së, rrëfimi i rrobaqepësit ( video)

25.May.2020 13:36
0

Në ish-ndërmarrjen shoqërore “Kosovka” të Kamenicës u qepën 2 mijë e 500 uniforma të UÇPMB-së gjatë rezistencës së armatosur të kësaj guerileje kundër forcave serbe në vitet 1999-2001. Xhelal Hasani ish-drejtori i kësaj ndërmarrjeje rrëfen vështirësitë e prodhimit dhe dërgimit të uniformave në zonat e luftës në Luginë të Preshevës.

Aty ku në vitet 1999-2001 qepeshin uniforma ushtarake për UÇPMB-në, sot ndodhet një restorant i ushqimeve tradicionale.

Makinat qepëse të ish-ndërmarrjes shoqërore “Kosovka” të Kamenicës, në objektin e së cilës punon restoranti, janë zhvendosur në katin e dytë, të harruara dhe të mbuluara nga pluhuri dhe glasat e pëllumbave. Vetëm një njeri, Xhelal Hasani, ish-drejtori i “Kosovkës”, ende interesohet për këto makina.

“Këto janë makinat me të cilat kemi qepur teshat e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Këtu kemi punuar një kohë të gjatë me to, mirëpo po e shihni edhe vetë në çfarë gjendje janë”, thotë Hasani.

Restoranti që ia zuri vendin repartit të makinave qepëse, i paguan qira komunës për shfrytëzimin e objektit publik.

Edhe Xhelal Hasani ka ndërruar punë. Tash punon në arkivin e Gjykatës së Kamenicës.

Ai tregon se ndërmarrja e drejtuar prej tij qepi 2 mijë e 500 uniforma ushtarake të UÇPMB-së. Shumica ishin të gjelbra kamuflazhi, por kishte edhe të zeza për Njësinë Speciale të guerilëve që luftonin në Luginën e Preshevës.

Porositës uniformash ishte edhe Ridvan Qazimi- Komandant Lleshi. Xhelal Hasani ende e ruan një urdhëresë me nënshkrimin e tij.

“Ju që keni marrë detyrën e caktuar të kryeni, është shumë urgjente dhe kjo detyrë është e obliguar të kryhet me datën 13.01.2001” thuhet në urdhëresën e komandant Lleshit.

Katër muaj pas lëshuarjes së kësaj urdhërese, më 24 maj 2001, Ridvan Qazimi u vra në rrethana ende të panjohura të vendi i quajtur “Gurët e Buajve”.

Arkivisti i Gjykatës së Kamenicës kujton se gjatë qepjes së uniformave dhe transportit të tyre u përballën me pengesa të ndryshme, pa e ndalur punën.

Ai është i bindur se dikush nga njerëzit që kishte parë prodhimin e uniformave kishte lajmëruar KFOR-in rus që atëherë vepronte në Kosovë, bashkë me ushtarët tjerë të NATO-s.

“Kemi pasur problem me ushtarët rusë, sepse kanë lajmëru se po qep për terrorista, edhe atë na kanë lajmëruar shqiptarët” thotë Hasani.

Ai tregon se këta ushtarë vinin në ish-ndërmarrjen e Kamenicës edhe nga katër herë në ditë, duke u munduar t’i zënë duke qepur uniforma, për t’ua ndaluar pastaj këtë punë.

Hasani bën me dije se përdorën një dredhi për t’i hequr qafe ushtarët rusë. U thanë atyre se po prodhonin uniforma për fëmijë që të vegjlit t’i përdornin ato për shfaqje dhe programe në teatër.

“Edhe rusët kur kanë ardhë, i kemi lënë ne në tavolinë, i kemi radhitë teshat e fëmijëve. Kur më kanë pyetur çka janë këto, u kam thënë se ne punojmë dhe për fëmijë për ndonjë shfaqje në teatër”, shpjegon Hasani.

Ai lavdëron edhe materialin e uniformave që thotë se e merrte në Austri. Për ta dëshmuar këtë thotë se edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it e kanë pyetur për këto uniforma, ngase u janë dukur cilësore.

Edhe dërgimi i uniformave nga Kamenica drejt zonave të luftës ishte një sfidë.

“Deri te luftëtarët materialin në Muhoc e kam dërguar vetë. Problem s’ka pasë në Muhovc –Zonën Operative të Çarrit, kurse ka qenë problem në Tërnoc për preshevarët. Dikund deri në katër kerre i kemi ndërruar deri në “Kristal”(hotel në Gjilan), e nga aty i kanë bartë me një kombi” thotë Hasani.

Ai, tash kur makinat e qepjes janë harruar ashtu si edhe betejat e guerilëve, mban për kujtim njërën nga uniformat e prodhuara në “Kosovka”.

“Këto i kam lënë për vete për me i ruajt dhe s’ka kush që i kompenson. Ka ardh një shok m'i ka dhënë 200 euro. I kam thënë jo, nuk ka kush që i blen këto, dua me i ruajt dhe me ditë për vete çka kam punuar, atë punë që e kam bërë mos me harru dhe ka mbet si kujtim” thotë Hasani.

Megjithatë, ndërmarrja kryesisht u pagua për uniformat e qepura, edhe pse ish-drejtori i saj thotë se luftëtarët i mbetën borxh.

“Preshevarët i kanë pagu me kohë dhe para kohe (uniformat). Këta (të tjerët) më kanë mbet pak borxh. Lufta u kry e askush nuk e mori atë përgjegjësi me kry atë obligim ndaj ndërmarrjes sonë”, përfundon Hasani.

Tash ai arkivon lëndë në Gjykatën e Kamenicës, një punë që ia kujton historinë. /KALLXO/

Ku artikull është ripostim nga viti 2015. 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/cpmb-uniforma.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shënohet përvjetori i 19-të i Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration