RTB të sistematizoj vendet e punës ose të mbyllet!
Lokale

RTB të sistematizoj vendet e punës ose të mbyllet!

10.Dec.2012 16:11
0
[caption id="attachment_45480" align="aligncenter" width="518"] Ambienti ku punojnë gazetarët e RTV Bujanoci - REDAKSIA (foto marrë nga faqja e Facebook-ut të RTB-së)[/caption] Çka bëjnë 40 të punësuar prej të cilëve 16 gazetarë në radiotelevizionin e Bujanocit? Ishte kjo pyetje e parashtruar nga vet kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, në takimin e Këshillit Komunal. Por si duket, si Arifi ashtu edhe drejtuesit e RTB-së e kanë të vështirë t’i arsyetojnë rreth 300 mijë euro të cilat planifikohen të ndahen vitin e ardhshëm për këtë ndërmarrje publike. Kryetari i komunës madje insistoi që urgjentisht të sistematizohen vendet e punës në këtë ndërmarrje ose t’ia “vejnë drynin “. “ A ka logjikë që keni 16 gazetarë kurse raportin e keni përgatitur vetëm në serbisht “ i’u drejtua Arifi drejtorit të RTB-së, Abedin Raqipi. Njeriu i parë i komunës pat edhe një sërë vërejtjesh tjera në punën e RTB-së, dhe në një moment parashtroi edhe çështjen e 300 mijë eurove. “ Çka do të bëhej poqese këto mjete do t’i kishim orientuar diku në prodhim “, parashtronte pyetje të pareshtura Arifi. Megjithatë, shumë përgjigje të këtyre pyetjeve ngelin pa përgjigje dhe trashëgohen vit pas viti. Në mediat e pavarura pajtohen se komuna e Bujanocit po tenton të legalizoj punët e liga që janë kryer gjatë katër viteve të fundit në RTB. [caption id="attachment_45481" align="aligncenter" width="518"] Ambienti ku punojnë gazetarët e RTV Bujanoci - REDAKSIA (foto marrë nga faqja e Facebook-ut të RTB-së)[/caption] Sipas kolegut nga rtv Spektri, Jeton Ismaili, nëse komuna e Bujanocit ngrit buxhetin e RTB-së atëherë pranon të gjitha dukuritë negative që e kanë karakterizuar këtë ndërmarrje, përfshirë edhe pranimin në punë të kuadrove në mënyrë të paligjshme. “ Paramendoni nëse nga 25 buxheti i RTB-së ngritet në 33 milionë dinarë. Atëherë ku mbesin kritikat e zyrtarëve komunal të cilët me javë të tëra kritikonin stafin e RTB-së për keq menaxhim gjatë mandatit të kaluar. Nëse ndodh kjo gjë atëherë i bie se udhëheqësia e sotme është më manipulative se e kaluara “, thotë Ismaili. Edhe drejtori menaxhues i portalit të pavarur informativ Titulli.com, Skender Saqipi, është kundër tendencave që të legalizohet gjendja në RTB. “ Më mirë ta bëjnë strehimore sociale sesa medium. Nga 40 sa janë as 15 nuk e meritojnë të marrin paga në RTB. Komuna njëherë e përgjithmonë duhet ti jap fund mospunës dhe kështu t’i kursej taksapaguesit dhe djersën e tyre “, shprehet decidivisht Saqipi. [caption id="attachment_45482" align="aligncenter" width="518"] Studio televizive e RTV Bujanoci (foto marrë nga faqja e Facebook-ut të RTB-së)[/caption] Si Saqipi ashtu edhe Ismaili kritikojnë administratën komunale ngase nuk e sheh të udhës të paktën të organizoj një takim konsultativ me mediat e pavarura. “ Edhe ne jemi pjesë e kësaj komune, e nuk kemi rënë nga Marsi. Është e palogjikshme që fare mos të përfillemi të paktën në fund të vitit kur bëhen planet për vitin e ardhshëm “, thonë ata. Në këtë drejtim, Rtv Spektri dhe Titulli.com kërkojnë urgjentisht të zhvillohet një takim midis krerëve komunal dhe mediave për të parë se kah po shkojnë mediat në komunën tonë. Këto mediume thonë se e kanë të hartuar planin e tyre se si do të sillen në të ardhmen në rast se pozita e informimit në Bujanoc nuk rishikohet./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/rtb-redaksia2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Erik Manton i OSBE-së, kundër apo pro diskriminimit ?
Komuna e Bujanocit përkrah punën ilegale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration