Lokale
Komuna e Bujanocit përkrah punën ilegale
[caption id="attachment_45411" align="aligncenter" width="576"] Ilegaliteti ne veper (vendosja e antenave per transmetim te RTB-se ne komunen e Presheves), foto e marr nga faqja e facebook-ut te RTB-se[/caption]
Në seancën e sotme të Këshillit Komunal të Bujanocit është kuptuar se në këtë komunë mund të punohet ilegalisht dhe se gjëra të tilla përkrahen edhe materialisht.
Duke folur në pikën e tretë të rendit të ditës, në propozim raportin për viti 2013 të N.P. Rtv Bujanoci, drejtori i këtij institucioni, Abedin Raqipi, ka falenderuar personalisht kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, për ndihmën e ofruar gjatë muajit tetor në përforciimin e sinjalit televiziv. Madje edhe vet kryetari Arifi në foltore ka pranuar se RTB është ndihmuar me mbi një million dinar në përforcimin e sinjalit.
Një fakt i këtillë ka ngjallur reagime të menjëhershme tek medium tjetër elektronik në këtë komunë, Rtv Spektri.
“ Ka dy muaj që RTB është duke emetuar sinjal të jashtë ligjshëm në komunën e Preshevës pa lejen e Agjencionit Republikan për Radiodifuzion me aparaturën e vendosur në pikën “ Reljanski rid “, shprehet drejtori i RTV Spektri, Jeton Ismaili.
“ Ky është një akt i cili sipas ligjeve në fuqi shkakton vepër penale ngase ka të bëjë me ushtrimin e paautorizuar të veprimtarisë. Përveç Ligjit Penal kjo sanskionohet me me Ligjin për Radiodifuzion, dhe ne do të ankohemi në RRA për konkurencë jolojale nga ana e RTB-së. Është indikative se si kryetati i komunës lejoj gjëra të tilla kur vet me profesion është magjistër i shkencave juridike “, pyetet i hamenduar Ismaili.
Sipas Ligjit Penal të Serbisë ushtrimi i pautorizuar i veprimtarisë sanksionohet me burgim deri në dy vjet, ndërsa me Ligjin për Radiodifuzion vendosja e aparaturës emetuese në lokacione pa lejen e RRA-së gjobitet me një million dinarë për personin juridik dhe deri në njëqindë mijë dinarë për personin përgjegjës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/antenat-e-rtb-se.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!