Lokale
Erik Manton i OSBE-së, kundër apo pro diskriminimit ?
[caption id="attachment_45494" align="alignleft" width="300"] Erik Manton (Shef i OSBE-së në Bujanoc) në anën e majtë dhe Nikolla Llaziq (Kryeredaktor i gazetës "Vranjske") në anën e djathtë[/caption]
Në ambientet e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc është mbajtur ligjërata me temën “Marrëdhëniet Serbo – Shqiptare” të organizuar nga “Gjeneratori” dhe gazeta “Vranjske” të mbështetur nga ambasada norvegjeze.
Në këtë seminar është paraparë të ligjërojë shef i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Erik Manton, si dhe Nikolla Llaziq, kryeredaktor i gazetës “Vranjske”.
Përkundër ftesës që ka marrë Titulli, nga organizatori, “Gjenerator” nga Vranja, për të përcjellë këtë forum të hapur, ishte Erik Manton shef i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, i cili kundërshtoi praninë e mediave në këtë forum, në rastin konkret të portalit informativ Titulli.
“Jo jo, nuk mund të jenë prezent mediat”, ishin këto fjalët e shefit të zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Erik Manton, duke thënë se gjithçka që mundemi të bëjmë për ju është që të bëni vetëm një foto.
Është hera e parë të ndodhë që një zyrtarë i OSBE-së të mos lejojë pjesëmarrjen e mediave në një forum të hapur, kur dihet se kjo organizatë është ajo që më së tepërmi ka investuar dhe investon në avancimin dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes në territorin e Serbisë.
Njëherit, kjo organizatë evropiane organizon edhe trajnime për gazetarët se si duhen të sillen në raste të tilla.
Seminari në fjalë kishte për qëllim të trajtoj temat si: jotolerancën, paragjykimet, diskriminimin kundrejt pakicave, personave me invaliditet, personave të moshuar dhe të varfërve, si dhe grave./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/Erik-Manton-OSBE.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!