Rregullat dhe dispozitat e agjërimit
Lokale

Rregullat dhe dispozitat e agjërimit

06.Apr.2022 17:47
0
Me agjërimin nënkuptojmë: Ndërprerjen e ushqimit dhe të pijes, prej kohës së syfyrit e deri në iftar me ditë të caktuara.
 
Agjërimi është kusht prej pesë kushteve të fesë islame, që çdo besimtar duhet të agjëron duke filluar prej moshës së pjekurisë ( pubertetit ).
 
Me agjërim obligohen vetëm njerëzit që kanë hyrë në pubertet, që janë mentalisht të shëndoshë, që nuk janë të sëmurë me sëmundje që ua pamundëson agjërimin, dhe ata që nuk janë në udhëtim.
 
QËLLIMET E AGJËRIMIT
1- Zbatimi i urdhërit të Zotit për agjërim
2- Sprovë nga anan e Zotit -.
3- Përfitimi i devotshmërisë përmes agjërimit
4- Zbutja e zemrës, që njeriu ti kujton të varfërit dhe skamnorët
5- Sfida ndaj vetes, dhe që të adaptohet me vështirësitë e jetës
6- Dobitë shëndetësore dhe psikologjike prej agjërimit, dhe të tjera.
 
VLERAT DHE PËRFITIMET NGA AGJËRIMI
Vlerat e agjërimit të kësaj bote janë:
1- Përforcimi i moralit, sepse agjëruesi detyrohet që gjatë ditës së
agjërimit të mos bërtasë, të mos fyejë, të mos përgojojë etj.
2- Devotshmëria, ku fundi i citatit kuranor për agjërimin thotë se
qëllimi i agjërimin është devotshmëria.
3- Solidariteti – Në ramazan ndihmat ndaj të varfërve janë më të
mëdha - iftaret e ndryshme – dhënia e zekatit, vitrat etj.
4- Ndryshimi i monotonisë, në përditshmërinë e jetës së
përditshme.
5- Shtimi i pasurisë te muslimani.
Muhamedi a.s. thotë: = ..... dhe
ai është muaj ku shtohet rrizku në të...=
6- Pranimi i lutjeve - Gjallëria e madhe nëpër xhamia - dobitë e
shumta shëndetësore që i vërteton edhe mjekësia etj.
 
VLERAT E AGJËRIMIT TË BOTËS TJETËR
1- Hapja e dyerve të xhenetit për muslimanët
2- Falja e mëkateve, përmes agjërimit dhe adhurimeve tjera në
ramazan
3- Shpërblimi me hyrjen në xhenet, përmes një dere enkas për
agjëruesit e quajtur ‘ Rej-jan ‘.
4- Leximi i kuranit në ramazan – që bëhet shkas për ndihmë dhe
shpëtim në ditën e gjykimit
5- Shpërblimi maksimal i besimtarit në natën e fundit të ramazanit
etj.
 
KUSHTET E AGJËRIMIT
Kushtet e agjërimit janë:
1- Nijeti, i cili bëhet ose me shqiptim ose vetëm me mendje, dhe
duhet të bëhet në kohën e syfyrit. ( ngrënia e syfyrit llogaritet
nijet ).
2- Ndalesa nga të gjitha ushqimet dhe pijet.
Agjërimi duhet të kryhet ashtu si e do Zoti e jo si të dëshiron njeriu. Andaj nëse nuk i përmbahet besimtari rregullave të parapara të agjërimit vie deri te prishja ose humbja sevapit të tij.
Agjërimi fillon me pamjen e hënës së re dhe mbaron gjithashtu. Muaji i agjërimit është 29 dhe 30 ditë. Për çdo vit muaji i agjërimit lëviz nga 11 ditë mbrapa në krahasim me kalendarin Gregorian.
 
GJËRAT QË E PRISHIN AGJËRIMIN
1- Ushqimi dhe pija me qëllim ( nëse ha dhe pi me harresë
nuk e prish qgjërimin )
2- Futja e gjërave jo ushqimore në organizëm, edhe pa dashje
( si ndonjë guralec etj. )
3- Të vjellurit, nëse e ngacmon vetë njeriu ( e nëse vjell vetvetiu
nuk e prish )
4- Menstruacionet dhe lehonia.
( Edhe pse lejohet që gjinia femërore të përdorë barna për
vanimin e ciklit, por një gjë e tillë nuk e kan preferuar dijetarët,
sepse kur vjen cikli te gj. femërore kjo nënkupton se nuk është
koha e saj për agjërim, kurse koha e saj e ramazanit është në ato
ditë kur i zëvendëson ato dita )
5- Marrdhëniet intime gjatë ditës së ramazanit
6- Marrja dhe dhënia e gjakut me shumicë, dhe injeksionet
ushqyese etj.
7- Masturbimi
8- Pikat e shiut dhe fluskat e bores nëse shkojnë në organizëm
9- Pikat e ujit gjatë abdesit nga pakujdesia
10- Nëse ha iftar para kohës, ose syfyr pasi të kalon koha
11- Pikat e ilaçit në hundë
12- Pikat e ilaçit në vesh, nëse depërtojnë në organizëm, e nëse
pëlhura e veshit është e mirë atëherë nuk e prish
13- Kruarja e veshëve me shkopinjët pastrues të veshëve
14- Larja e veshëve nëse pëlhura e veshit është e mirë
15- Të gjitha ilaçet përmes anës orale dhe anale
16- Uji i shpejtë ne wc pas kryerjes së nevojës gjatë pastrimit, nëse
futet në vrimat anale
17- Nëse ke plagë të hapur në trup dhe aty e vendos ilaçin
18- Pompa për frymëmarrje ( ka mendime se pompa për
frymëmarrje nuk e prish )
19- Dializa
20- Anestezioni i të gjithë trupit
21- Gastroskopia
22- Nëse e thithë tymin e duhanit nga dikush tjetër, ose diku ku ka
tym të duhanit dhe ky e thithë me qëllim
23- Avullimi me tym , ose ilaç të inhalimit ( ka mendime që nuk e
prish ).
24- Injeksionet në zorrën e trashë
GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN
1- Ngrënia dhe pija me harresë
2- Shpërlarja e gojës dhe hundës, edhe jashtë abdesit
3- Të vjellurit që vjen vetë
4- Pluhuri, tymi dhe grimcat e rërës pa dashje
5- Pastrimi i dhëmbëve
6- Përcjellja e pështymes
7- Grimcat e vogla të ushqimit të mbetura nëpër dhëmbë, e nëse
janë të mëdha sa kokrra e bizeles e më shumë, e prish
8- Të provosh ushqimin me maje të gjuhës (për gj. femërore)
kur ka nevojë.
9- Nxjerrja dhe mjekimi i dhëmbit me kusht që të mos depërton
asgjë nga gjaku dhe ilaçi në organizëm
10- Ejakulimi pa dashje ose në gjum
11- Mardhëniet intime me harresë
12- Puthjet dhe ledhatimet
13- Injeksionet jo ushqyese
14- Infuzioni jo ushqyes
15- Insolina për Diabetikët
16- Tabletat nën gjuhë, të zemrës dhe për tension ( me kusht që
të mos lëviz assesi nga vendi deri sa të shkrihet që të mos
përzihet me lëngun e gojës )
17- Spërkatësi i hundës, me kusht të mos depërton në organizëm
18- Pikat e ilaçit për sy
19- Lyerja e trupit me krema të ndryshme
20- Dhënia e gjakut për analiza mjekësore
21- Vendosja e kanellës
22- Larja e trupit ose flladitja me ujë të freskët
23- Erërat e ndryshme
24- Hixhamja (sipas menimit të shumicës)
25- Lyerja me krema mbi lëkurë, kurse në varrë ose plagë të hapur e
prish
 
KUSH LIROHET NGA AGJËRIMI
1- I sëmuri
2- Udhëtari
3- Gruaja shtatzënë ( nëse ndien pengesë)
4- Gruaja me fëmijë në gji, nëse e ndjen se po i pakësohet ushqimi
fëmijës
5- Menstruacionet dhe lehonia
6- Luftëtarët në lufën e shenjtë dhe zyrtare...
7- Etja dhe uria e tepërt që shpien në dëm të shëndetit
8- Puntorët me punë shumë të rënda, që nuk kan asnjë mundësi
për tu liruar nga puna, dhe detyrohen patjetër të punojnë
 
DËNIMI I ATYRE QË NUK AGJËROJNË PA ARSYE
Agjërimi sikur që e ka shpërblimin e fshehtë ashtu edhe dënimi është i panjohur. Ai është shumë i madh sepse nuk rrespektohet njëri prej pesë kushteve të Islamit. Mëkati bëhet edhe më i madh kur ai që nuk agjëron han publikisht në ditën e ramazanit.
Sipas disa dijetarëve, ekziston xhehenemi i urisë i cili do ti godet ata që nuk agjërojnë pa arsye
 
KOMPENSIMI I AGJËRIMIT
Ata që nuk kanë mundësi të agjërojnë me arsye gjatë muajit të ramazanit, duhet ti kompensojnë ato ditë të humbura ose tërë muajin atëherë kur munden të agjërojnë.
Kurse ata me sëmundje kronike,, dhe të shtyerit në moshë që nuk kanë shpresë për agjërim, duhet të paguajnë fidjen –pagesën e ramazanit- nëse kanë mundësi, e nëse jo atëherë lirohen krejtësisht. Allahu e di më së miri.
 
Shkruar nga RAGMI DESTANI- Bujanoc
copy(/home/titulli/public_html/images/image/gjerimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Prishtina akuzon Serbinë: Spastrim etnik i Luginës së Preshevës
Emocionet e një rruge diturie: Genti Memeti, mjeku në SHBA me origjinë nga Bujanoci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration