Emocionet e një rruge diturie: Genti Memeti, mjeku në SHBA me origjinë nga Bujanoci
Lokale

Emocionet e një rruge diturie: Genti Memeti, mjeku në SHBA me origjinë nga Bujanoci

06.Apr.2022 22:49
0

Kur doja të bëja një portret të shkurtër të studentit të degës së stomatologjisë me origjinë nga Bujanoci dhe të arritjeve më shkoi në mendje një medim i vyer që kërkon të tregojë rëndësinë e diturisë në jetën e një njeriu apo dhe të mbarë shoqërisë.

“Rrënjët e diturisë janë mjaft të thella, po janë shumë të ëmbla frytet e saj".

Gent Memeti është student në vitin e dytë, në Fakultetin e Mjekësisë, dega e Stomatologjisë në Medëast në Glandel të Arizonës. Këto ditë ai merr pjesë në Organizatën e Stomatologëve Amerikanë ADAS në Capitol Hill në Washington.

Gent Memeti ecën në traditën profesionale të familjes së tij dhe me punën e tij, me zellin e studimeve të tij, kërkon që të dërgojë më lart këtë traditë. 

Babai i tij, Adem Memeti, ka kryer stomatologjine në Timishuara te Rumanisë. Nëna e tij Evgjenije Daci Memeti, kur ka qenë studente e mjeksisë në Universitetin e Prishtinës, bashkë me babain e Gentit, emigruan në Amerikë. Me dashuri sakrificë po dhe me krenari prindërore, shkollojnë fëmijët në universitetet më të njohur amerikane. Edhe motra e Gentit, Eniana, vazhdon punën në degën e Stomatologjisë në Hjuston te Texasit.

Gent Memeti këto ditë ka qenë i zgjedhuri i universitetit që përfaqësoi me dinjitet aftësitë profesionale në kryeqytetin amerikan. Urojmë që mjeku i ardhshëm të kontribuojë edhe për vendlindjen e tij. 

Jam i sigurt se në gëzimin e tij e të familjes së tij, i bashkohet edhe mbarë komuniteti I mjekëve të Luginës që shohin tek ai modelin e një studenti të pasionuar pas profesionit të tij human.

SHkruar nga BEQIR SINA - NEW YORK MË: 6 PRILL 2022

Image
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ent-mehmeti-shba.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Rregullat dhe dispozitat e agjërimit
CBDC: Cilat shtete po përdorin, lëshojnë ose pilotojnë monedhat e tyre dixhitale?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration