Rrëfimet për kthetrat e kaosit, absurdit, anarkisë
Kulturë

Rrëfimet për kthetrat e kaosit, absurdit, anarkisë

10.Dec.2020 10:25
0

Në librin me tregime “Telegrami dhe tregime tjerë” të autorit Albin Mehmeti, ne shohim e përballemi me një vend e mjedis ku mbizotëron pasiguria, stresi, ankthi, lemeria, e pazakonta, korrupcioni, kriminaliteti, kotësia e zbrazëtia njerëzore, vërdallisjet rreth ngjarjeve që “mbulojnë” dhe “lënë në hije” njëra-tjetrën dhe që çudisin me synimet njerëzore për të arritur synime të caktuara me çdo kusht, në një vend të dërmuar që po të shkëpusim diç nga rrëfimtari: “shpeshherë nuk e di se ku është”.

Libri vazhdon me personazhe, e ngjarje të çuditshme, me imagjinatë të “paimagjinueshme”, si rasti i shkrimtarit që ka kryer me sukses Fakultetin e Letërsisë, që nuk kishte mundur të gjej punë, i cili vret dhjetë të pasur, jo me qëllim që t’i plaçkisë, por me qëllim që të shkruajë për ta epitafe, pasi familjet e tyre, paguanin shumë për to, e me shpresë se do të kërkonin edhe prej tij shkrimin e tyre.

Vijimi i leximit të librit na sjellë plot e përplot ngjarje, ndodhi, detaje që çojnë deri te zbulimi i këtyre historive të trishta, komplekse, e shumica e personazheve dënohen me burgosje të përjetshme si anestiziologu që vret pacientët i angazhuar nga njëri prej mjekëve që konkurronte për drejtor të Klinikës së Kirurgjisë, pasi që ai që kishte më së paku pacientë të vdekur, ai zgjidhej drejtor. Ose burgosja e shkrimtarit Drilon Shkrepa, i cili kishte porositur kolegun e tij shkrimtar Arben Angonin për t’ia shkruante një letër për romanin e tij me titull “Vetëvrasja”, që flitej për vrasjen e një shkrimtari, letër e cila gjendet në njërin xhep të shkrimtarit të pajetë, që më pas e denoncon një koleg tjetër i tyre, një kryeredaktor i një reviste letrare, duke vënë në pah se kjo vrasje është bërë për çështje fame e lavdie të Drilon Shkrepës.

Në libër hasim edhe në njerëz që ndjejnë zbrazëtinë e të qenmit dikushi si nëpunësi i Entit Bujqësor të Dashamirit, i cili për shkak të problemeve me paratë nuk arrin t’ia organizojë një ditëlindje ashtu si dëshiron, vajzës së tij trevjeçare, e dorëshkrimit poetik që i mbeti i pabotuar, pasi iu dogj, aty ku e dërgoi në atë shtëpi botuese. I revoltuar se ai s’po njihej si Afrim, mbase mund të njihej si biri i filan babait, ose si babai i filan vajzës, atij i shkoi mendja edhe të vetëvritej, bile dhe provoi (por shpëtoi, për shkak të mosnjohjes së përdorimit të revoles) një gjë të tillë.

Mbase as çfarë bën, e as ku shkon nga plagët e shkaktuara më së shumti nga vetvetja, e prej vetvetjes. Libri fillon me tregimin që mban një emër të një ilaçi mjekësor për zbutjen e dhembjeve, në spital, në klinikën e neurologjisë ku bashkë me atë që shtrihet aty për shkak të kokëdhimbjeve të forta e në pritje të diagnozës, në gjendje kllapie e jermie dëgjon njërin nga pacientët që tregon për kushërinjtë e tij që pothuajse janë “faruar” për një copë toke.

Në tregime tjera shohim njerëz që hakmerren për vrasjen e shokëve të tyre pa të drejtë, si te tregimi “Gota”, ku Ekremi i cili “duke mos i besuar gjyqësisë, u bë gjyqi vetë”, pasi vrau gjashtë nga shtatë bisnesmenët, që e helmuan kolegun e tyre për qëllime përfitimi, të një projekti ndërtimi që e nisën bashkë.

A po të përmendim edhe tregimin “Premtimi”, ku elektricisti që shkon të rregullojë problemet elektrike në burgun e Dashamirit, u ndihmon të arratisen dy kriminelëve që ia kanë vrarë shokun e tij, dhe më pas ata i vret në një kasolle në mal, duke u hakmarrë kësisoji.

Duke e ditur që vendi Livdohovë me qendrën Dashamir nuk i kanë punët mirë!

Për t’u ndalur këtu me përshkrimin e ngjarjeve tjera të këtij libri, mund të themi se përtej këtyre pamjeve që pamë, ne shohim edhe dëshirën e madhe të autorit, dhe të gjithë atyre që përpiqen e duan një “tjetër jetë”, e për  t’u liruar një orë e më parë nga kthetrat e lemerisshme të mbushura kaos, absurd e anarki për të na kujtuar një varg të Ali Podrimjes: “uriepadrejtësi kush të mos vdesë”…

Ky libër i shkrimtarit Albin Mehmeti na bën të shohim më kthjellët…

copy(/home/titulli/public_html/images/image/): failed to open stream: No such file or directory
Brenda magjisë së poezisë së Xhevdet Bajrajt
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration