Gjuha shqipe dhe Kongresit i Drejtshkrimit sot
Kulturë

Gjuha shqipe dhe Kongresit i Drejtshkrimit sot

20.Nov.2022 09:25
0

Shqipja standarde me burimet e saj nga gjuha e gjallë do selitur në frymën e për­shtatjes së gje­rë me nevojat e botës moderne, duke për­thithur sa më shumë nga shprehja e saj e gjallë. Ajo, shprehja e gjallë, e përca­kton hapësirën e lirisë shprehëse. Zgjerimi i spon­­ta­nitetit shpreh­jor të ndërlidhur me gjallninë jetësore, duke mbajtur parasysh të kup­tuarit sa më të lehtë­suar në hapë­sirën e bashkësisë së folësve, është diçka që do synuar dhe për­mbu­shur në shkallë të gjerë në proceset di­na­mike standardizuese

Le të pyesim menjëherë: Ç’është gjuha shqipe sot?dhe le të shprehim një përgjigje të shlirë, që mund të gjendet gjithandej për gjuhë të ndryshme: gjuha shqipe sot është i tërë potenciali shprehjor i bashkë­sisë gju­hësore shqipe. Ky poten­cial gjallon nëpër shtresa të shumta, si në të folmet orga­nike ven­dore, në dialekte, në fenomene në kapërcyell midis të folmesh të ndryshme, në të folme qyte­tesh, në zhargone, e deri te manifestimi i gjuhës stan­darde me ndër­lidhjet e ndërvarësitë e saj me aspekte të ndryshme, me ma­nifestimet e pak a shumë formale në rrethet e arsimuara, krejtësisht for­­male në komunikimet zyr­­tare dhe në korrespon­dencat e punës, etj. Lidhur me funk­sionet shoqë­rore të gjuhës shqipe mund të shënohen po ashtu shtre­sëzime. Do theksuar dhe realiteti i kontakteve të bash­kë­sisë së folësve të shqipes me gjuhë e dia­lekte gju­hësh të tjera, me italishten, me gre­qishten, me slla­vishtet e jugut, me turqishten, me ang­lishten, me gjermanishten, me frën­gji­shten, me gjuhët skan­dina­ve, më tej në tërë botën. Në ato kontakte shqipja jo çdoherë është e rendit të bara­bartë.

 
Learn more
Skip Ad
Advertisement
 
 
 
 
 

Në kohën e Kongresit të Drejtshkrimit bashkësia gjuhësore shqipe, me traditën e varianteve letrare, me shtresëzimet sho­qërore, shtrihej në RPS të Shqipërisë së izoluar me sistem rigjid të Lindjes, në RFS të Jugosllavisë po ashtu në një sistem socialist me kontroll politik-ideologjik e mbisundim të dukshëm të serbo­kroatishtes (jo njësoj në Kosovë, në Maqedoni, në Malin e Zi dhe në Serbi). Komunikimi mi­dis pjesëve të bashkësisë gju­hësore në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi ishte i reduktuar në komunikime përmes radios, më vonë, televizionit, apo shumë i kontrolluar përmes librave, gjithnjë me mbulesë të fuqishme të shprehjes propagandistike. Pjesët e tjera të bash­kë­sisë gjuhësore shqipe në diasporën his­torike dhe në dia­sporën ak­tuale thuaja se nuk ki­shin komunikime me trungun. Bashkësia e folësve të shqi­pes ishte e ndarë dhe në kontroll të rreptë politik-ideologjik e propagandistik.

Sot bashkësia gju­hësore e shqipes shtrihet në shtete gjithnjë të ndara dhe në diasporën me shtre­së­zime të ndry­shme. Bashkësia e folësve të shqipes jeton sot kryesisht në sisteme demo­kratike me ori­entime vle­rore libe­rale, në dia­sporë pjesërisht në sisteme autokra­tike. Por ko­mu­nikimi midis folësve të kësaj bash­kësie sot është më i madh se kurrë ndonjëherë në histori. Dallimet dhe ngjashmëritë midis varieteteve diato­pi­ke, diastratike e të tjera ndo­dhen në kontakte e ndër­thurje gjithnjë e më të dendura. Ha­pësirat e mun­dësitë e përdorimit të varietetit gjuhësor stan­dard sot janë të ndryshme nga të kohës kur u mbajt Kon­gresi. Një aspekt i rëndësishëm i ndërkomunikimit do të thosha në shkallë planetare lidhet drejtpërsëdrejti me përparësitë që ka sjellë revolucioni informatik.

As gjuha shqipe e përdorur sot në jetën publike nuk është krejt e njëjtë me shqipen e viteve ’60-’70 të shekullit XX, kur u bë ky standardizim, sidomos në leksik e terminologji, pale në shpre­hjet e zhvillimeve të reja.

 Në një nga mësimet më të rëndë­sishme që merren në shkollë, në mësimin e gjuhës, kur e nxëmë gjuhën standrade kërkohet që nga përdorimi ynë të largojmë sa më shumë që të jetë e mund­shme spon­tanitetin dialektor, sepse na largon nga standardi. Ndërkaq, pje­sëtarë të bashkësisë së folësve janë edhe ata që e kanë marrë këtë shko­llim në sisteme të ndry­shme në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në malin e Zi, në Luginën e Preshevës, dhe të tjerët që nuk e kanë pasur këtë mundësi fare, ose e kanë pasur krejt sipërfaqësisht. Dhe përdorimet e tyre bashkekzistojnë.
 

Vështrimi i shqipes si një tërësi shumështresore na çon te një dritë tjetër. Tradita e stilizimeve të shqipes në variante letrare bën pjesë në tërësinë gjuhë shqi­pe. Shqipja e njësuar letrare, shqipja stan­darde nuk mund të shihet si e ndarë nga shqipja letrare e mëhershme (dhe jo vetëm nga dialektet), përkundrazi, aty dalin mun­dësi e burime për të. Ato janë pje­së të shqipes. Shqipja është horizonti i gjerë, ndërsa shqipja stan­­darde është pjesë e kë­­tij hori­zonti, sigurisht më e rëndësishmja, dhe është e tillë për shkak se i përthith lën­gjet e veta në ato burime. Më duket i drejtë mendimi i atyre gjuhëtarëve që tho­­në se, pasi të jetë krijuar gju­ha sta­ndarde, variantet e stilizimet e mëparme bëhen diçka si stile funksionale të saj. Shqipja është realitet i gjallë në vor­bullin kompleks e që po bëhet gjithnjë e më i ndër­liqshëm në epokën e globalizmit. Marrja e dhënia midis varieteteve të shqipes nuk e ka natyrën e hu­azimit, po është diçka brenda sferës së gjuhës shqipe.

Shqipja standarde me burimet e saj nga gjuha e gjallë do selitur në frymën e përshtatjes së gje­rë me nevojat e botës moderne, duke për­thithur sa më shumë nga shprehja e saj e gjallë. Ajo, shprehja e gjallë, e përca­kton hapësirën e lirisë shprehëse. Zgjerimi i spon­­ta­nitetit shpreh­jor të ndërlidhur me gjallninë jetësore, duke mbajtur parasysh të kup­tuarit sa më të lehtë­suar në hapë­sirën e bashkësisë së folësve, është diçka që do synuar dhe për­mbu­shur në shkallë të gjerë në proceset di­na­mike standardizuese.

Në vise të ndryshme (ndoshta gjysma e folësve të shqipes së trungut ballkanik sot është në dina­mikën e mër­gimit), folësit e shqipes janë në gjen­d­je që të mos kenë pre­o­kupime të njëjta në raport me gjuhën shqipe dhe va­rietetet e saj, edhe të gjuhës stan­­­drade. Ka të atillë ndër ne që shqipen e kanë vetëm gju­hë amtare, ka të tjerë që va­­­rietetin standard e kanë tashmë gjuhë am­tare. Të tillët e kanë mundësinë që çdogjë të re­­a­­­lizojnë në këtë varietet: të flasin në familje, në shkollë, në shoqëri, në punë, në lexime letrare, shke­n­core, në veprim­tari të pro­dhimit, të shkencës e të kulturës. Ka të tjerë që e kanë gjuhë am­tare, por në një va­rietet dukshëm të ndryshëm nga standardi. Të tjerë që edhe kur mund ta përdorin shqipen, duhet të luftojnë me dyshimin për raciona­litetin e përdorimit të saj. Të tjerë që e kanë vetëm gjuhë të identitetit. Kemi raste tashmë që në shkencë e përdorin kryesisht anglishten apo ndo­një gjuhë tjetër e kjo ten­dencë po bëhet mbisunduese në stimulimet shoqë­rore lidhur me botimet e valo­ri­zimin e tyre vetëm jashtë, sido­mos pas revolucionit informatik.

Kujdesi për gjuhën sot ndërlidhet me vlera si prestigji, moderniteti, demo­kracia, zhvilli­mi, gjithsesi jo me izolimin. Shqipja standarde shfaqet herë mjaft e fuqishme për të shpre­hur modernitetin, herë në gjendje më të dobët për të qenë dominuese në situata përballjeje përdorimore, por duhet të jetë gjith­një e zonja për fe­derimin midis va­rieteteve që e ushqejnë. Nëse duam ta shohim gju­hën shqi­pe në tërësinë e saj del e qartë se ajo ësh­të me shpërfaqje shumësore, në forma, në theks, në situatat ku përdoret si mjet shpreh­jeje. Kemi ne­vojë që gjuhën ta trajtojmë si kulturë në tërë gjerësinë e manifestimeve të saj. Me i dhanë qy­tetarit një gjuhë sipas masës së tij, kjo, mendohet nga një dorë studiuesish, duhej të ishte synimi i stan­dardizimit të vazhdueshëm. Dhe pa e fajësuar përdoruesin, po duke kërkuar ta për­shta­tim mjetin për të. Na ngroh besimi i gjithandejshëm se gjuha duhet të na shërbejë të gji­thëve nëpër të gjitha rre­thanat. Zgjerimi op­timal dhe qëndrimi për­fshirës ndaj ma­ni­festimeve të ndërliq­shme është një dalje sot. Bash­k­ek­zistenca e për­do­ri­meve duhet të valorizohet, qoftë dhe për t’i evituar largimet nga trupi i standardit, apo eva­kuimin thellësisht dëmtues të përdorimeve standarde vetëm për situata specifike.

Përtej të arriturave në fushën e drejtshkrimit dhe të lavrimit të gjerë të pamohueshëm, më duket se situatat e dy dekadave të fundit po na çojnë drejt nevojave të ngutshme për rre­­gullime në raport me gjuhën e folur, çka del më e ndërliqshme se prob­lematika thjesht drejt­shkrimore. Teknologjitë e reja të komuni­kimit na kanë vënë për­para nevojës që shpre­hjen ta kemi më shpesh ashtu si vjen e folur. Ori­entimi drejt ko­munikimit të reduk­tuar për­­mes celularit e kompjuterit ka krijuar pasoja, që nuk mund të su­perohen për­mes reduktimit të komunikimeve, duke shkurtuar botimet e ga­zetave, ta zëmë. Paralelisht, nuk mund të mos bien në sy mungesat në for­mimin e vazhdueshëm në fu­shën e kulturës së të folurit, të kulturës së shprehjes publike, mungesa e plotë e mësimdhënies së gojtari­së (edhe në universitete).

Në dy-tri dekadat e fundit kemi pasur zhvillime intensive të përdorimit të shqipes. Veprimtaria e botime­ve dhe sidomos e përkthimeve nga gju­hë të ndryshme në le­tërsi, në fushat e dijeve sho­qërore, në filozofi, po arrin nivele që nuk i ka pasur ndonjëherë përdorimi i gjuhës shqipe dhe kjo po pasqyrohet në zgje­rimin e mundësive shprehjore, në zbulimin e anëve më pak të njo­hura, pra në përgji­thësimin drejt një rrafshi më të lartë të asaj që përkapim si gjuhë standarde dhe gjuhë të kulturës. Gjith­sesi dukshëm më pak kemi zhvillime të këtij lloji në fushat e shken­cave të sa­k­ta e të zba­tuara, të teknologjisë së kohës. Kemi rrjet hipertrofik qendrash studimi uni­ver­sitar, por paradoksalisht më pak bo­time revistash për këto nivele në gjuhën shqipe. Po synohet vetëm botimi në revista ndërkombëtare me gjuhë të tjera. Por, ku të selitet shqipja në këto fusha?

Më duket se përtej përqëndrimeve shpesh të natyrave teknike në preoku­pimet për shqipen stan­darde lidhur me drejtshkrimin dhe gve­rreve në këtë fushë, ka kuptim dhe mund të jetë më frytdhënëse të orientohemi drejt shqyrti­meve në frymën e përshtatjes dhe të zhvi­llimit të mundë­sive shprehjore në kuadrin më të gjerë që kemi pasur ndonjëherë të kontakteve mi­dis pjesëtarëve të bashkësisë sonë gju­hësore, gjithë duke u dalë përpara sfi­da­ve që ka sjellë ho­rizonti i ri kulturor dhe nevojave jetësore për t’u integruar në zhvillimet e gjithmbar­shme. Duken të nevojshme harmonizimet në shprehjet e jetës sho­qërore sipas gjedheve eurokomunitare jo vetëm për nevojat e inte­grimeve që po synojmë në të gjitha pjesët e bashkësisë së folësve të shqipes në Ballkan, po edhe më shumë për nevoja përafrimi midis ha­pësirave dhe përdorimeve të ndryshme të përgjithësuara gjatë shekullit të fundit atje ku shqipja është me funksione publike. Kjo mund të niste, ta zëmë, me shqyrtimin e përbashkët të harmonizimit me atë që merret si bazë e përbashkët, si acquis communautaire, për të kaluar më tej në rrafshe të tjera. In­tegrimi në vete gjithsesi duhet t’i paraprijë ose së paku të shkojë paralelisht me in­tegrimet globalizuese.

Shkruar nga Akademik Rexhep Ismajli

Ky punim është lexuar në konferencën shkencore njëditore “Shqipja standarde sot”, e cila u mbajt më 17 nëntor 2022, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Botohet me lejen e autorit.


Zhvillimi me rën­dësi themelore në historinë e planifikimit gjuhësor

Akademik Rexhep Ismajli

I nderuar Kryetar i AShAK-ut,

I nderuar Kryetar i AShSh-së,

Kolege dhe kolegë, miq të pranishëm,

Jam i nderuar të hap punimet e konferencës shkencore “Shqipja standarde sot” që organi­zohet nga AShAK e AShSh, me tubim pune të shënojmë 50-vjetorin e zhvillimit me rën­dësi themelore në historinë e planifikimit gjuhësor, të Kongresit të Drejt­shkri­mit të Gju­hës Shqipe.

50 vjet më parë, nga 20 deri më 25 nëntor 1972, në Tiranë, “me iniciativën e In­stitutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës”, u mblodh “forumi më i lartë shkencor në shkallë kom­bëtare për të diskutuar e për të marrë vendime të rëndë­sishme për drejtshkrimin e gjuhës së sotme shqipe dhe në një vështrim më të gjerë për çë­shtje që lidhen me normën letrare”. Kongresi i zhvilloi punimet në mjediset e Ku­vendit Popullor të Shqipërisë me pjesëmarrje të “87 delegatëve nga të gjitha rrethet e vendit, përfaqësues të shqiptarëve që jetojnë në Jugosllavi – në Ko­sovë, në Maqedoni e në Mal të Zi, si dhe të arbëreshëve të Italisë”. Në Kongres ishin të pranishëm “udhëheqës të partisë e të Shtetit, … dhe shokë të tjerë” nga Shqipëria. Fjalën e hapjes e mbajti ministri i arsimit dhe i kultu­rës i Shqipërisë Thoma Deliana, ndërsa në dy seanca plenare prof. Androkli Kostallari lexoi referatin “Gjuha e sotme let­rare shqipe dhe disa problem themelore të drejtshkrimit të saj”.

Rezoluta e miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe shpallte: “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”. Shprehej mendimi se “duke marrë para­sysh ndry­shimet që pëson gjuha letrare gjatë zhvi­llimit të saj si edhe çështjet e reja që nxjerr praktika gju­hësore, Rregullave të drejt­shkrimit t‘u bëhen, në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme, për­mirësimet dhe plo­tësimet e duhura”. Rezoluta bënte thirrje për shtresat e ndry­shme që “ta pasurojnë e ta ngrenë gjithmonë më lart gjuhën tonë letrare kom­bë­tare”.

Kryeministri Mehmet Shehu nxori dekrete për ndërmarrje vep­rimtarish konkrete për zbati­min e vendimeve të Kongresit. Të tilla vendime në Kosovë a gjetiu nuk ka pasur, por ven­dimet e Kongresit janë zbatuar kryesisht mbi bazë të entuziazmit.

historinë e zhvi­llimeve të planifikimit gjuhë­sor, i cili, me fjalët e sociolinguistit të shquar Joshua Fishman, “është edhe planifikim i kom­bë­sisë”, po ndodhte kthesa themelore. Përtej ndarjeve, po jetësohej heqja dorë nga planifikimet në shumë qendra. Kjo ishte vendosur në Konsultën Gju­hësore të Pri­shtinës në prill 1968: tash e tutje nuk do të kishte më pluricentrizëm.

Të nderuar pjesëmarrës, kam nderin të ftoj Kryetarin e AShAK-ut, Akademik Mehmet Kraja, të mbajë fjalën e përshën­detjes të Konferencës.

Jemi të nderuar sot me praninë e Kryetarit të AshSh-së, z. Akademik Skënder Gjinushi, të cilin e ftoj të mbajë fjalën e tij të përshën­detjes.

Fjala e hapjes së Konferencës shkencore me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, të mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës me organizim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, 17 nëntor 2022

copy(/home/titulli/public_html/images/image/4A7B643-228B-4000-8554-3671F791BCD8.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen të hënën në Bruksel
Kush është Katari, shtet arab musliman në Azi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration