Gjuha shqipe, pjesë e kurrikulës në Universitetin e Harvardit në SHBA
Kulturë

Gjuha shqipe, pjesë e kurrikulës në Universitetin e Harvardit në SHBA

09.Apr.2023 11:35
0

 Studentët e Universitetit të Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë kanë mundësi të zgjedhin të studiojnë Gjuhën Shqipe, pasi zyrtarisht ajo është pjesë e kurrikulave të gjuhës.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një postim në rrjetet sociale.

“Këtë semester studentët e Universitetit të Harvardit mes gjuhëve të tjera do të kenë mundësi të studiojnë edhe gjuhën shqipe. E konsideruar gjerësisht si një nga gjuhët më të vjetra në familjen e gjuhëve indo-evropiane, e ndryshme dhe e vetmja përfaqësuese e një dege të veçantë të gjuhëve indo-evropiane, gjuha shqipe mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane si në Universitetin shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork, tashmë edhe në Universitetin e Harvardit”, thuhet në njoftimin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/arvard.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kosovë: Një ekip “misterioz” menaxhues do të paraqesë statutin e Asociacionit
Përpjekjet kundër dezinformimit, zyrtari i lartë amerikan viziton Ballkanin Perëndimor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration