Lokale
Riza Halimi, çka ju premtua dhe çka fitoi?
[caption id="attachment_31908" align="aligncenter" width="607"] Ivica Daçiq dhe Riza Halimi gjatë një konference për shtyp[/caption]
Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, nga Partia për Veprim Demokratik, mbeti pa inkuadrim në Trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Deputetit Halimi, një premtim për inkuadrim në Trupin koordinues ia kishte bërë vetë Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, por siç po shihet gjërat ndryshuan, raporton Titulli.
Daçiq gjatë qëndrimit të fundit në territorin e Komunës së Preshevës kishte thënë për media se nuk duhet mbetur jashtë Trupit Koordinues partia e Halimit, e madje sipas Daçiqit do të duhej që PVD të inkuadrohej edhe në qeverisjen lokale në Bujanoc.
Nuk ndodhi as njëra e as tjera, dhe subjekti i Halimit këtë herë do të duhet të mbetet i kënaqur vetëm me ulësen në Parlamentin e Serbisë.
Duke parë këtë situatë, deputeti deklaroi për mediat serbe se nuk do të takohej me kryetarin e ri të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq i cili sot qëndroi në Preshevë dhe Bujanoc, pasi siç tha ai “nuk dëshiron të jetë vetëm si dekor në fotografin e tij”.
Zoran Stankoviq është nga partia Regjionet e Bashkuara të Serbisë, ndërsa gjatë kohës që Daçiq i pat premtuar Halimit për ta inkuadruar partinë e tij në këtë organ shtetërorë, kandidatë për kryetar të Trupit Koordinues ishte Zharko Obradoviq që vie nga radhët e Partisë Socialiste të Serbisë.
Obradoviq tani mbanë funksionin e Ministritë të Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Serbisë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/Riza-Daciq.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!