Gjykata vendosi për ekstradimin e Baki Sadikut nga Presheva
Lokale

Gjykata vendosi për ekstradimin e Baki Sadikut nga Presheva

03.Dec.2012 19:15
0
Gjykata e Qarkut në Gjilan të hënën ka vendosur për pranimin e kërkesës për ekstradimin e Baki Sadikut nga Rahovica e Preshevës për në Sllovaki, i arrestuar javë më parë në rajonin e Gjilanit. Gjykata ka vendosur që Baki Sadiku nuk është shtetas i Kosovës pasi i njëjti ka dështuar ta vërtetojë këtë pranë gjykatës. Policia e Kosovës gjithashtu nuk ka gjetur ndonjë të dhënë për ekzistimin e këtij personi në regjistrat civilë të Republikës së Kosovës. Baki Sadiku është dënuar në mungesë nga një gjykatë sllovake me 22 dy vjet burg për veprën e importimit, shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike (heroinë). Të dhënat e gjykatës thonë se, sipas autoriteteve sllovake, Baki Sadiku ishte pjesëtar i një organizate kriminale e cila merrej me importimin e heroinës nga Turqia në Evropën Perëndimore. Prokuroria sllovake në këtë rast ka arritur të vërtetojë që i pandehuri kishte importuar në Sllovaki së paku 6 herë kontingjente atletesh të mbushura me heroinë, shkruan Gazeta JnK. Vendimi i gjykatës pritet të procedohet në Gjykatën Supreme të Kosovës ndërsa lejen për ekstradim duhet ta nënshkruaj vetë Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës. Autoritetet sllovake kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan, raportuan mediat në Bratislavë, ndërsa Policia e Kosovës konfirmon se arrestimi është kryer nga Policia e Kosovës në bazë të një fletë arresti të lëshuar në Interpol. Polica e Kosovës thotë se deri më tash janë ekstraduar rreth 40 persona në raste të ngjashme. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/baki-Sadiku.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Beqiri bojkoton Trupin Koordinues, kritikon pushtetet dhe partinë e tij
Riza Halimi, çka ju premtua dhe çka fitoi?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration