Lokale
Kryetarët e Komunave për zëvendës, Mustafa s’di çka të bëjë! (video)
[caption id="attachment_44049" align="aligncenter" width="576"] (Nga e majta) Nagip Arifi, Zoran Stankoviq, Ragmi Mustafa dhe Sllobodan Drashkoviq[/caption]
Në konferencën për shtypë të mbajtur sot në Bujanoc të kryetarit të Trupit Koordinues dhe të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kryetari Ragmi Mustafa hezitoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.
Gjatë konferencës së sotme kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq foli për projektet e realizuara dhe planet që ka për të ardhmen për këto tri komuna.
Në mesin e këtyre planeve ishte edhe reformimi i këtij organi shtetëror, ku vet Stankoviq për të ardhmen propozoi që kryetarët e këtyre tri komunave të emërohet për zëvendës të tij, raporton Titulli.
Kryetari i Komunës së Preshevës u gjend i pa “përgatitur” kur iu shtrua pyetja nga gazetarët se a do të pranonte postin e zëvendëskryetari të Trupit Koordinues.
Nga “frika” se mos po i “humb” simpatizantët, Mustafa replikoi me gazetaren duke i thënë se gazetarëve më tepër po i intereson politika se sa gjërat konkrete që janë realizuar në komunën e tij.
Ai nuk dha përgjigje se a do të pranojë të jetë zëvendës i Stankoviqit, por vazhdoi me numërimin e disa projekteve që janë realizuar në Komunën e Preshevës.
Gjatë konferencës u prekën shumë tema, në mesin e të cilave edhe punimet e ushtrisë serbe që po bëhen mbi fshatin Lluçan, mirëpo kryetari i ri i Trupit Koordinues nuk dha përgjigje se çfarë është duke u punuar në atë lokacion, duke shtuar se për këtë do të njoftoheni me kohë./Titulli.com/
http://youtu.be/YaRWvy6Xw28copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/konferenca.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!