Rezultati i zgjedhjeve në Preshevë: Prin APN, lista serbe lufton për mandatin e 3-të
Në komunën e Preshevës në zgjedhjet e parakohshme lokale APN prin si lista më e votuar në këto zgjedhje.
Sipas rezultateve jozyrtare nga 75% të numëruara APN ka marrë 5654 vota, PDSH 4012, PVD 2945, Lëvizja për Reforma 2490, UDSH 447, ADSH 343 vota dhe lista serbe rreth 1000 vota.
Partia Përparimtare Serbe, ka paralajmëruar se me rezultatin e zgjedhjeve në Preshevë janë në pritje të këshilltarit të 3-të (afro 6% të votave kanë fitue)
Pjesëmarrja votuese në këto zgjedhje ishte e ulët ndërsa nuk ishin shënuar incidente të theksuara.
Rezultatet Preliminare do të jepen gjatë ditës së hënë nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë ndërsa të dhënat e prezantuara në këtë tekst mundë të ndryshojnë deri në numërimin e plotë të rezultatit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/gjedhjet-preshev%3Drezul.png): failed to open stream: No such file or directory