Shqiprim Arifi, fitues i zgjedhjeve lokale në Preshevë, koalicionet të vështira?
APN është lista fituese e zgjedhjeve të parakohshme lokale të mbajtura më 28 mars në komunën e Preshevës, përcjellë Titulli.com.
Sipas rezultateve jozyrtare lista APN ka fituar 6039 vota, PDSH 4154 vota, PVD 3329 vota, LR 2538 vota, UDSH 460 vota, Lista serbe 1204 vota dhe ADSH 428 vota.
Sot pritet që Komisioni Komunal Zgjedhorë të dalë me rezultate preliminare ndërsa Shqiprim Arifi, ka shpallur fitoren në orët vona të mbrëmjes.
Gjithashtu edhe Sami Salihu, kryesues i listës së LR-së ka shpallur fitoren duke pasur parasysh rritjen e votava në krahasim me zgjedhjet lokale të fundit, shkruan Titulli.com.
Duke pasur parasysh rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe fërkimet brenda partive, formimi i koalicioneve për shumicën qeverisëse lokale në kuvendin komunal që numron gjithsejt 38 këshilltarë do të jetë i vështirë.
Deri më tani nuk kemi ndonjë deklarim të qartë se kush mundë të përbëjë shumicën qeverisëse në komunën e Preshevës./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-apn.jpg): failed to open stream: No such file or directory